Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, gjeti sërish golin në kampionatin holandez, i teti për këtë sezon me Vitessen. Broja kësaj here i shënoi PSV Eindhoven, një prej ekipeve pretendente, që ndodhet në vendin e dytë, 3 pikë pas Ajax.
Sulmuesi shqiptar realizoi golin e parë në minutën e katërt, teksa Vitesse luante në transfertë. U mendua se miqtë do të surprizonin me këtë gol, pasi po luanin mirë dhe në pjesën e parë e mbajtën 0-1 rezultatin.
Megjithatë, në pjesën e dytë PSV përmbys 3-1. Broja u aktivizua deri në minutën e 85-të. Pas kësaj humbje, Vitesse zbret në vendin e pestë, duke pësuar humbjen e tretë radhazi. Kujtojmë që ky ekip kryesonte në fazën e parë. Gjithsesi, në aspektin personal Broja ka bërë shumë mirë.
Vitesse’nin 19 yaşındaki golcüsü Armando Broja, zoru başardı😱
İlk yarı sonucu: PSV 0-1 Vitesse (4′ Broja) pic.twitter.com/zEs5NlHtPE