Kryeministri Edi Rama foli për media pas mbledhjes së shtabit elektoral të Partisë Socialiste. I pyetur për koalicionet parazgjedhore, Rama tha se PS e ka bërë të qartë që e ka koalicionin me njerëzit.
Sa i përket koalicionit opozitar, kryeministri u shpreh se po punohet për një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm.
“Sistemi që kemi zgjedhur është një sistem ku cdo parti garon me simbolin e saj dhe me skuadrën e saj, ose bën një koalicion me një simbol dhe në një skuadër të përbashkët. Ne e kemi pasur të qartë, që ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit. Kështu që nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë. Sigurisht e mirëkuptoj pyetjen, duke parë se cfarë ndodh në kampin tjetër, ku po punohet për një hibrid të pangrënshëm, të pagëlltitshëm dhe të patretshëm”, tha Rama.