MENU
klinika

Situatë e frikshme në Lezhë

Erozioni gërryen tokën, dëmtohen banesa dhe rrugë

22.02.2021 - 12:53

Edhe pse reshjet e shiut kanë përfunduar tashmë, qyteti i Lezhës vuan pasojat e erozionit të tokës duke regjistruar banesa dhe rrugë të dëmtuara dhe duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve.

Problematike është situata edhe në lagjen “Varosh” të qytetit Lezhë ku disa objekte rrezikohen nga rrëshqitja e një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

“Është krijuar një situatë mjaft problematike dhe e frikshme nga fenomeni i erozionit pas reshjeve të dendura të shiut të fillim-janarit. Janë dëmtuar banesa, rrugë ndërsa shumë objekte të tjera janë në rrezik, siç është edhe rasti në lagjen “Varosh” të qytetit të Lezhës ku ka rrëshqitur një pjesë e konsiderueshme toke duke vënë në rrezik disa objekte që ndodhen në këtë zonë”, u shpreh ndër të tjera Hila.

Ekspertët e mjedisit shprehen se keqtrajtimi i natyrës, kryesisht zhveshja e maleve dhe kodrave nga bimësia është një kërcënim serioz për disa zona të qarkut të Lezhës. Problematike situata paraqitet edhe në Bashkinë e Mirditës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimet më të fundit minutë pas minute

Tërmeti katastrofik/ Thellohet bilanci i tragjedisë, 47 viktima