MENU
klinika

Çfarë po ndodh në shtetet e tjera

COVID-19 në Evropë, nis rihapja graduale në Britani, certifikata vaksinimi në Greqi

22.02.2021 - 13:41

Situata nga COVID-19 e kryesisht nga variantet e reja vijon të shkaktojë shqetësim në shumë shtete evropiane.

Në Itali janë zgjeruar të ashtuquajturat “zona të kuqe”, ku rreziku nga COVID-19 rezulton i lartë. Situata duket kritike në rajonin e Lacios, ku kontrollet dhe masat e autoriteteve do të bëhen më të ashpra.

Një javë më parë edhe zona e Atikës së Greqisë hyri në izolim total, por situata vijon të jetë e rënduar çka duket se e bën edhe më të vështirë lehtësimin e masave në 28 shkurt. 

Ndërkohë në shtetin fqinj prej ditës së premte kanë nisur të jepen certifikata digjitale vaksinimi. Qytetarët që kanë marrë dy doza të vaksinës kanë të drejtë  të tërheqin një certifikatë digjitale, për të cilën mund të aplikojnë përmes faqes zyrtare të qeverisë.

Gati 40,000 certifikata të vaksinimit u lëshuan brenda 24 orëve nga fillimi i funksionimit të platformës ditën e premte. Greqia renditet në vendin e 12-të midis 27 vendeve të BE-së për sa i përket vaksinimeve për 100 banorë.

Nga ana tjetër kryeministri britanik Boris Johnson do të paraqesë një strategji për daljen graduale nga izolimi. Një nga planet është rihapja e  shkollave me 8 mars ndërsa aktivitetet sportive ne ambiente te hapura ne 29 mars. Gradualisht hapen shkollat ne Skoci, Wales dhe Irlandën e Veriut. Deri nw fund tw korrikut Mbretëria e Bashkuar synon të vaksinojë te gjithë popullisine e rritur.

Pavarësisht se në Gjermani po rritet frika nga një valë e tretë e infeksioneve në fundjavë të shumtë kanë qenë qytetarët që zgjodhën të shijojnë rrezet e diellit duke thyer edhe rregullat anti-COVID. Policia ka qenë prezente edhe për të vendosur gjoba që variojnë nga 100 euro në 25 mijë euro.

Shqetësimi rritet  edhe në Stokholm, me mundësinë e një vale të tretë të pandemisë, ku autoritetet  kanë paralajmëruar se mund të duhet të mbyllin bizneset.

Të frikësuar nga variantet e reja Zvicra ka bërë të detyrueshme testet anti-COVID dhe karantinën për të gjithë njerëzit që vijnë nga Parisi dhe gjashtë rajone franceze.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!