MENU
klinika

“Rritja e shifrave, sinjal alarmi”

Brataj tregon nëse do të mbyllemi në karantinë

22.02.2021 - 19:05

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, ka komentuar situatën e koronavirusit në vend, ndërsa shifrat e rasteve të reja vijojnë të rriten, po ashtu edhe humbjet e jetëve.

“Çdo rritje e këtyre numrave është një sinjal alarmi, nuk diskutohet që të jemi të kujdesshëm dhe të jemi të gatshëm për çdo lloj skenari. Këto 2-3 ditë po monitorojmë dhe analizojmë situatën dhe do të shohim më në detaj gjendjen aktuale, masat dhe situatën aktuale, ka ardhur momenti i vaksinës që duhet të ecim me hapa më të shpejta, por është momenti i fundit i kësaj pandemie, i këtij problemi që kemi”, tha Brataj.

Brataj theksoi se është kundër një karantine të plotë në të gjithë Shqipërinë sepse kjo do të ishte e rëndë për ekonominë dhe për shqiptarët nga pikëpamja e shëndetit mendor.

“Unë do t’i referohesha linjës që ndjekin tek gjithë vendet e tjera. Edhe masat më shtrënguese kanë dhënë rezultat pothuajse në të gjithë vendet. Nuk do të flisja për një karantinë pasi është e papranueshme në këtë moment, në këtë situatë dhe një vit pas epidemisë për një mbyllje totale sepse edhe shëndeti mendor dhe ekonomia e të gjithë sektorët e tjerë janë në një limit të ekuilibrit që mund të jetë subjekt i çdo shpërthimi apo interpretimi.

Personalisht do të isha për shtrëngim masash, kufizimi i disa aktiviteteve, i orareve më shumë si te gjithë Europa deri në orën 6 pasdite. Mendoj që baret e restorantet janë nga burimet më të mëdha dhe po të ishte për mua, do të kisha një kufizim më të madh. Për mbyllje totale nuk do të flisja”, tha Brataj, i ftuar në “Top Talk”.

Sa i përket mundësisë së anulimit të zgjedhjeve, Brataj u shpreh: “Procesi zgjedhor është një gjë që është bërë në shumë vende të botës dhe pamë që në nëntor kur ishte kulmi i valës së dytë, u bë dhe në SHBA kështu që do të këshilloja që t’i përmbaheshin rregullave.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!