Kryeministri Edi Rama, në një komunikim me gazetarët, duke folur për situatën e koronavirusit, deklaroi se në Shqipëri, shumë shpejt do të arrijnë 360 mijë doza të reja vaksinash.
Rama theksoi se qeveria shqiptare është në komunikim me tre shtete për të marrë vaksina, duke shtuar se në 10-15 ditët e ardhshme, personalisht do të bëjë vizitë në një shtet.
“Ne edhe për personalitetet, nisëm për 20-25 persona fillimisht, por do vaksinojmë edhe grupin e parë. Në grupin e stadiumin kishte personalitete, por edhe njerëz të zakonshëm.
Shumë shpejt do jemi në gjendje që të japim lajmin për ardhjen e vaksinave të tjera, me shtet mik jemi shumë afër, në 10-15 ditët në vijim unë do bëj vizitë atje dhe me shumë gjasë do marrim konfirmim zyrtar për 360 mijë doza vaksinash Astra Zeneca që na është konfirmuar në nivel ministror. Edhe me një shtet tjetër jemi shumë afër. Kemi komunikim edhe me një shtet të tretë, që është inkurajues, janë informacione të cunguara për ju”, u shpreh Rama.