23.02.2021 - 17:11
Komisioni Europian u kujton shteteve anëtare të kthehen në një qasje të koordinuar në lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.
“Ne kërkojmë që të ktheheni në zbatimin korrekt të rekomandimeve miratuar nga Këshilli i BE-së. Ne u kemi dërguar një letër gjashtë shteteve anëtare për ndalimin e hyrjes dhe daljes nga vendi, pasi i kanë tejkaluar masat me veprimet që kanë ndërmarrë”, deklaroi komisioneri europian për Drejtësinë, Didier Reynders.
”Ata mund të” dekurajojnë udhëtimet, por jo t’i ndalojnë ato”, shtoi ai.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kosova do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem