Opozita e Bashkuar do të jetë i vetmi koalicion në zgjedhjet parlamentare.
Ditën e sotme përfaqësuesit e mandatuar nga Basha, partia e të cilit do të jetë udhëheqëse e listës shmëemërore do të dorëzojnë në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si koalicion, teksa pritet të zbulohet edhe emri i tij.
Një mundësi është që koalicioni të quhet ‘Shqipëria Fiton’, duke qenë se ky është edhe slogani i PD në këto zgjedhje.
Pjesë e koalicionit pritet të bëhet edhe Artur Roshi, i Ballit Kombëtar Demokrat , i cili pranoi mandatin e deputetit pasi opozita vendosi djegien e tyre në 2019. Ky i fundit zhvilloi dy ditë më parë një takim në selinë blu.
Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme, kryedemokrati Lulzim Basha priti në një takim në selinë blu Monika Kryemadhi ku bëhet e ditur se kanë diskutuar për një koalicion pas zgjedhjeve.