MENU
klinika

Beqaj jep lajmin e mirë

“1 milionë dollarë për të shpëtuar tokat nga gërryerjet e lumit Drin”

24.02.2021 - 09:46

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës Ilir Beqaj ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë banorët, të cilët sa herë që ka reshje jetojnë nën frikën e përmbytjeve nga lumi Drin!

I shoqeruar nga kreu i Bashkise se Lezhes Pjerin Ndreu, Beqaj ka dhene lajmin e mire se Ministria e Bujqësisë ka vënë në dispozicion për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Drin në Bërdicë dhe zonat përreth plot 1 milionë dollarë!

Postimi i plotë i Beqajt:

1 milionë dollarë për të shpëtuar tokat e Bërdicës së sipërme nga gërryrjet e tokës prej ujrave të lumit Drin.

Reshjet e jashtëzakonshme të shiut këtë dimër kanë sjellje prurje të larta të ujrave të lumit Drin duke sjellje gërryerje të tokave pjellore në Bërdicë të sipërme dhe duke dëmtuar kështu ekonomitë e fermerëve.

Ministria e Bujqësisë ka reaguar duke vënë në dispozicion 1 milionë dollarë nga buxheti i vitit 2021. 200 mijë dollarë për një ndërhyrje emergjente.

Punimet kanë filluar menjëherë me pushimin e shirave dhe do të përfundojnë brenda 30 ditësh 800 mijë dollarë do të investohen gjatë vitit.

Projekti përfshin edhe prita tërthore me lumin, për të dhënë një zgjidhje definitive dhe duke eleminuar rrezikun e gërryerjes së tokave. #Punë. Jo fjalë.