MENU
klinika

Deklarata

‘Lojrat e fatit’, Ahmetaj i prerë: Nuk ka kthim pas

23.10.2018 - 10:52

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj tha se nuk ka kthim prapa, sa i përket ligjit për ‘Lojrat e fatit’, dhe se 31 dhjetori është afati i fundit për ekzistencën e tyre.

Në Komisionin e Ekonomisë, ai tha se administrata tatimore do të jetë përballë një sfidë për të mbledhur të gjithë detyrimet e subjekteve, duke shtuar se ekonomia që gjenerojnë lojërat efatit nuk është fare në interesin e qeverisë shqiptare.

“Në të njëjtën kohë duhet të sqarojë opinionin politik. Pas datës 31 dhjetor asnjë subjekt nuk mund të vendos kazino apo lojëra. Lotaria Kombëtare ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra, por nuk ka të drejtë, zero!. Jam i bindur se kemi qytetarët me vete. Më duhet të them se industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie. Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë. Kjo qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit, tha ai.

Evis Kushi: Mbyllen 7900 vende pune me mbylljen e lojërave të fatit. Pra kemi një plan për këta njerëz. A ka një plan të strukturuar për këta njerëz apo ata do shkojnë thjesht tek zyra e punës.

Arben Ahmetaj: Nga 40 kompani bastesh që ishin, sot janë vetëm 20 të cilat paguajnë më shumë. Disa kompani po bëjnë reklamë kundër ligjit. Disa kompanive u kemi hequr licencën. Dy fushata trajnimi për ata që mbeten pa punë. Ka shumë programe punësimi dhe sociale, por një pjesë e mirë e të punësuarve në këtë sektor do gjejnë punë me zgjerimin e ekonomisë. Po behët zgjerim ekonomik në disa sektorë.

Erjon Brace: Lojërat e fatit sollën shumë probleme sociale. Operatorët e basteve kanë refuzuar zbatimin e ligjit dhe janë ndërgjegjësuar tani. Ligji thjesht zbatohet. Kush ka refuzuar zbatimin e ligjit do përballet me të. Është shfrytëzuar varësia nga lojërat e fatit. Amendamentet që miratojmë sot i japin fund aktiviteteve të lojërave të fatit. Në vendet e zhvilluara bstet janë monopol i shtetit.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!