MENU
klinika

Pas krizës së krijuar mes vendeve nga Trump

Biden rivendos raportet me Kanadanë

24.02.2021 - 16:03

Presidenti i SHBA Joe Biden ka biseduar me Kryeministrin Kanadez Justin Trudeau në takimin e tij të parë bilateral me një udhëheqës të huaj që nga marrja e detyrës.

Të dy udhëheqësit theksuan përparësitë e politikës së ndërsjellë rreth ndryshimit të klimës dhe Kinës.

Ata u zotuan të rreshtojnë qëllimet e klimës për të arritur zero emetime neto deri në vitin 2050.

Dhe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin Kanadanë të siguronte lirimin e dy Kanadezëve të mbajtur peng nga Pekini.

Kanadaja është shpesh destinacioni i zgjedhur për udhëtimin e parë të huaj të një presidenti amerikan, por Covid-19 shkatërroi planet e Biden. Në vend të kësaj, takimi u mbajt në distancë.

Biden, një Demokrat, shpreson të rivendosë marrëdhëniet me Trudeau, një Liberal, marrëdhënia e të cilit me ish-Presidentin Republikan të SHBA Trump konsiderohej e vështirë.

Trudeau gjithashtu u zotua të punojë me SH.B.A. për të “kaluar situatën e krijuar nga Covid dhe për të rritur ndikimin në të gjithë botën.”

Udhëheqësit nuk morën pyetje nga gazetarët, gjë që është e pazakontë në Uashington për një ngjarje bilaterale si kjo.

Çfarë u tha për ndryshimin e klimës?

Trudeau në fjalët e tij të hapjes kritikoi administratën e Trump dhe falënderoi Biden për “përshpejtimin e rivendosjes së raporteve”.

Kryeministri shtoi: “Ndërsa jemi duke përgatitur njoftimin e përbashkët dhe komunikatën… është mirë kur amerikanët nuk po tërheqin të gjitha referencat për ndryshimin e klimës.”

Por të dy udhëheqësit nuk e komentuan publikisht vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të anuluar projektin e tubacionit Keystone XL, i cili do të kishte rritur furnizimet e naftës nga province Alberta e Kanadasë në rafineritë e SHBA.

Në një telefonatë dy ditë pasi Biden mori detyrën, thirrja e parë zyrtare e Biden si president ishte ndaj Trudeau ku edhe përcolli “zhgënjimin” e tij në vendimin ndaj tubacionit. Një zyrtar amerikan më vonë tha se mbyllja “nuk do të rishikohet”.

Zhvillimi i tubacionit fillimisht u bllokua nga administrata Obama në 2015, por ish-Presidenti Donald Trump e përmbysi atë urdhër dhe e lejoi atë të vazhdonte.

Sa i kushtoi ekonomisë amerikane ndryshimi i klimës në vitin 2020?

Projekti është kundërshtuar ashpër nga ambientalistët dhe grupet amerikane vendase për më shumë se një dekadë. Ata e shohin atë si shumë ndotëse dhe potencialisht një pengesë të madhe në përpjekjet për t’u larguar nga lëndët djegëse fosile.

Grupet e industrisë thonë se kjo do të krijonte mijëra vende pune dhe do të rriste sigurinë e energjisë në SHBA.

Më herët të martën, sekretari i shtypit i SHBA Jen Psaki u tha gazetarëve se Biden ia bëri të qartë Trudeau se projekti “nuk ishte në interes të Shteteve të Bashkuara dhe se ne duam të përpiqemi të adresojmë krizën tonë të klimës, ndërsa gjithashtu krijon një mundësi të mirë pagese dhe pune”.

SH.B.A. dhe Kanadaja ndajnë një nga partneritetet më të mëdha tregtare në botë dhe shkëmbejnë afër 2 miliard dollarë (2.5 miliardë dollarë / 1.4 miliardë dollarë) në mallra dhe shërbime çdo ditë.

Buzëqeshje dhe premtime për ditë më të mira i mungonte pjesës më të madhe të takimit zyrtar dypalësh të liderëve në Shtëpinë e Bardhë, por të dy Joe Biden dhe Justin Trudeau shprehën optimizëm se marrëdhëniet SHBA-Kanada ishin të gatshme të merrnin një kthesë për të mirë pas katër viteve të trazuar të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Udhëheqja e SH.B.A.-së është dëmtuar rëndë gjatë viteve të fundit,” i tha Trudeau homologut të tij Amerikan në fillim të asaj që ishte, në thelb, një konferencë video e lavdëruar. Ai po fliste për qëndrimin e ndryshuar të SHBA ndaj ndryshimit të klimës, por kjo lloj ndjenje përshkoi pjesët publike të ngjarjeve të ditës.

Trudeau ishte përplasur shumë publikisht me Trump, në një luftë fjalësh të zhvilluar përmes njoftimeve për shtyp të duelit dhe statuseve në mediat sociale. Tani, tha Trudeau, ai ishte duke pritur të bashkëpunonte ngushtë me SHBA përsëri.

Në kohën që mbaroi dita, në deklaratat e tyre përfundimtare, Trudeau po i referohej Biden si “Joe”, dhe Biden po i premtonte Trudeau se “nuk ka një mik më afër dhe më të rëndësishëm se Kanada-ja për SHBA-në”.

Të dy kombet kanë ende dallime të dukshme në tregti dhe ndërtimin e tubacioneve të naftës në veçanti por të paktën për një ditë, të gjitha ishin buzëqeshje dhe premtime për ditë më të mira që do të vinin.

Kanadaja pretendon se burrat u arrestuan si hakmarrje për arrestimin e ekzekutivit të Huauei Meng Uanzhou me një urdhër të SHBA.

Michael Spavor dhe Michael Kovrig u arrestuan në Kinë në 2018 dhe u paditën zyrtarisht në Qershor 2020.

Duke bërë thirrje për lirimin e tyre në vërejtjet pas takimit, Biden tha: “Qeniet njerëzore nuk janë objekte që mund të këmbehen. Ne do të punojmë së bashku derisa të marrim kthimin e tyre të sigurt në Kanada.”

 

Përkthyer dhe përshtatur nga bbc/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm disa orë pas betimit si president i SHBA

Biden firmos një mori urdhërash ekzekutivë