MENU
klinika

Pas suksesit të fushatës së vaksinimit

Izraeli do të dhurojë 100 mijë doza vaksinash për 20 shtete

25.02.2021 - 15:42

Izraeli do të dhurojë 100 mijë doza vaksinash anti-Covid për 20 shtete, mes të cilave dhe vende që nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Tel Aviv.

Kryeministri izraelit Netanyahu u shpreh se pas suksesit të fushatës së vaksinimit në vend, kishte marrë shumë kërkesa për ndihmë në furnizimin me vaksina. Dhe pse Izraeli nuk është vend prodhues i vaksinës, ka shumë rezerva dhe ndaj ka vendosur që të dhurojë doza për personel shëndetësor të vendeve të ndryshme.

Por sipas mediave në vend, disa nga shtetet që do të marrin vaksinat janë ato që kanë premtuar se do të hapin ambasadat përkatëse në Jeruzalem. Në 10 vitet e fundit Netanyahu ka investuar shumë në përforcimin e marrëdhënieve diplomatike me shtete të ndryshme afrikane për të zgjeruar dhe më shumë aleancat në nivelin e organizatave ndërkombëtare.

Mediat izraelite e kanë cilësuar këtë vendim të kryeministrit si një diplomaci vaksinash duke theksuar se si ai po përdor avantazhin e blerjes në kohë të miliona vaksinave të Pfizer dhe Moderna, për të avancuar interesat diplomatike të vendit në arenën ndërkombëtare.

Netanyahu e ka marrë këtë vendim pa përfshirë ministrinë e mbrojtjes dhe as atë të jashtme, një provë më shumë që dëshmon tensionet politike në vend i cili shkon në zgjedhje në 23 mars: për herë të katërt në më pak se dy vite

Izraeli ka vaksinuar më shumë se 4.5 milion persona në një popullsi prej 9 milion banorësh me Pfizer.

Një tjetër shembull i diplomacisë së vaksinave ndodhi një javë më parë kur, në kuadër të negociatave të ndërmjetësuara nga Rusia për të kthyer në Izrael një shtetase që kishte kaluar kufirin me Sirinë, qeveria izraelite bleu 250 mijë vaksina Sputnik V për vlerën e një milion dollarëve që do të dorëzohen brenda pak ditësh nga Moska për Damaskun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lideri i vaksinimit në botë

Si po merr Izraeli vaksina falas nga Pfizer


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!