MENU
klinika

"Shifrën e saktë e di vetëm Rama dhe..."

Sa gra e fëmijë ndodhen në kampet e Sirisë?

26.02.2021 - 15:25

Konsulli i Shqipërisë në Liban Mark Ghoryaeb, ka deklaruar se po punohet për riatdhesimin e grave dhe fënijëve shqiptarë, të cilët kanë mbetur në kampet e Sirisë.

Në një lidhje lme Skype për “Shqipëria live”, Ghoryaeb tha se në ato kampe ndodhen më pak se 50 gra e fëmijë shqiptarë. Konsulli  Ghoryaeb u shpreh se numri i saktë i tyre është një “informacion kritik”, të cilin e disponon vetëm kryeministri Edi Rama, Lleshaj dhe policia e Antiterrorit. Sipas tij, pandemia ka ngadalësuar lëvizjen e tyre, por ata ndodhen të sigurt atje, pasi  janë takuar me ta.

“Është një numër i konsiderueshëm, më shumë se dy herët e para. Situata politike dhe gjeografike është shumë e vështirë, pandemia po ashtu na ka ngadalësuar lëvizjen. Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë të sigurt atje, ne i kemi takuar. Jemi duke vazhduar procesin që të mundësojmë kthimin e sigurt në Shqipëri.

Numrat e fëmijëve dhe grave është informacion kritik, e ka vetëm Rama, Lleshaj dhe policia e antiterrorit në mënyrë që t’i mbajmë fëmijët të sigurt. Kemi dhe partnerë strategjikë, po punojmë me politikanë të nivelit të lartë. Dua t’ju siguroj që i kemi lokalizuar gratë dhe fëmijët.Ne kemi vite që presim. Do të ndodhë së shpejti, në kohën e duhur dhe të përshtatshme. Nuk duam t’i rrezikojmë, por të gjithë do të kthehen”, u shpreh Mark Ghoryaeb.

Ndërkohë, ditën e djeshmë minstri Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreu i Anti-terrorit Gledis Nano, kanë udhëtuar drejt Libisë, për të bërë të mundur riatdhesimin e shqiptarëve që janë pjesë e ISIS.