MENU
klinika

Rita Ora rrëfen përjetimet

“Karantina më bëri të ndjehem e izoluar muzikalisht”

26.02.2021 - 15:39

Rita Ora, këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, po përgatitet për rolin e saj si gjyqtare në “The Voice Australia”.

Së fundmi ajo publikoi një video me prapaskenat e xhirimeve të EP-së (mini-albumit) të saj më të fundit, “Bang”.

Këngëtarja tregoi se ndihej ‘e izoluar muzikalisht’  vitin e kaluar kur ishin në fuqi masat e forta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Është vërtet e mahnitshme dhe me të vërtetë mirë të jesh përsëri në një studio aktuale dhe të jesh pranë instrumenteve. Unë gjithashtu mund të kërcej nga energjia e njerëzve. U bë paksa e çuditshme dhe të mos gënjej, muzikalisht u ndjeva e izoluar, gjë të cilën nuk e kam provuar kurrë më parë. Kjo vërtet më bëri të shkruaj dhe të mendoj shumë për atë që dua të bëj në këtë aspekt”, tha këngtarja shqiptare.

Përsa i përket bashkëpunimit me producentin kazakistanez, DJ Imanbek, ajo tha:

“Ai është një DJ i ri me të vërtetë emocionues me hite të tijat. Thjesht e dua tingullin e tij dhe thjesht doja të kontaktoj trurin e tij”.

Rita Ora u shfaq tejet e entuziazmuar dhe e emocionuar në lidhje me projektet e reja.

“Dhe ja ku jemi, shtatë këngë dhe gati po bëjmë një mini-film. Është vërtet emocionuese, unë kurrë nuk kam bërë diçka të tillë më parë”, tha ajo.