MENU
klinika

Studimi

Ata që e kanë kaluar Covid-19 janë dhjetëfish më të mbrojtur

26.02.2021 - 18:44

Ata që e kanë kaluar Covid-19 janë dhjetë herë më të mbrojtur se ata që nuk janë infektuar asnjëherë. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “Jama Internal Medicine”.

Konkluzioni ka dalë pas analizës së testeve të antitrupave për 3.2 milionë pacientë amerikanë, nga 1 janari deri më 23 gusht të vitit të kaluar.

Deri tani ka pasur disa raste të dokumentuara të ri-infektimit që kanë ngritur shqetësimet se të mbijetuarit nuk fitojnë imunitet të mjaftueshëm për të parandaluar një infektim të dytë.

Studimi jep një përgjigje lehtësuese, por ajo që mbetet e paqartë është se sa zgjat imuniteti dhe cili do të jetë ndikimi i varianteve.

Studimi në fjalë është financuar nga qeveria amerikane dhe është kryer nga Instituti Kombëtar i Kancerit.

“Ka një rënie dhjetëfish, e cila në thelb është një ulje 90% e rrezikut për ata që i kanë antitrupat”, thotë Doug Loëy, bashkëautor i studimit.

Por edhe studiues të tjerë e mbështesin këtë përfundim.

“Ky është një lajm inkurajues, pasi sugjeron që sistemi imunitar po gjeneron një përgjigje të fortë ndaj infeksionit, e cila ka të ngjarë të luajë rol në mbrojtjen nga një infektim i dytë”, thotëJennifer Juno, kërkuese shkencore në Universitetin e Melburnit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!