MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë shkakton humbjen e përsëritur të shtatëzanisë?

27.02.2021 - 10:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë shkakton humbjen e përsëritur të shtatëzanisë?

Mjeku: Mund të jetë e vështirë të tregohet se çfarë shkakton një abort. Shpesh është një problem i zakonshëm me kromozomet që ndodhë në ngjizje. Në shumicën e rasteve, nuk gjendet ndonjë shkak i caktuar.

Disa probleme dhe kushtet shëndetësore mund të shkaktojnë dështime të përsëritura. Ato përfshijnë:

Translokacionet- Kjo ndodhë kur njëri partner ka kromozome anormale në vezë ose spermatozoide. Një pjesë e një kromozomi transferohet në një kromozom tjetër. Embrioni mund të marrë më shumë ose jo mjaftueshëm kromozome të duhura. Në këtë rast mund të ndodhë aborti.

Problemet kongjenitale të mitrës- Ka shumë probleme që mund të ndodhin me mitrën. Një problem i zakonshëm është i ashtuquajturi mitër septate. Kjo ndodhë kur mitra ndahet në dy pjesë (dhoma). Kjo mund të shkaktojë komplikime me shtatzëninë, përfshirë abortin.

Rritjet ose ngjitjet në mitër- Sindromi Asherman shkakton ngjitje dhe dhëmbëza në mitër. Këto mund të dërgojnë në abort. Rritjet në mitër gjithashtu mund të luajnë rol në abort. Këto mund të përfshijnë fibroidet ose polipet.

Disa gjendje shëndetësore mund të rrisin rrezikun e aborteve të shumta. Ato përfshijnë:

  • problemet me sistemin imunitar
  • sëmundjet tiroide
  • diabeti
  • sindromi ovarian policistik.

Gjërat që zakonisht bëni nuk ndikojnë në abortim. Puna, ushtrimet, seksi ose sëmundja e mëngjesit nuk shkaktojnë abort. Rëniet ose goditjet rrallë janë shkaktarë. Hulumtimi mbi efektet e alkoolit, duhanit dhe kafeinës është ende i paqartë. Pra, abortet tuaja nuk janë rezultat i ndonjë gjëje që keni bërë ose nuk keni bërë. Ju kurrë nuk duhet të fajësoni veten për abortim.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.