MENU
klinika

‘Kujdes, ulni shpejtësinë’

ARRSH: Mjegulla e dendur pushton këto akse rrugore

27.02.2021 - 10:59

Mjegulla e dendur ka “pushtuar” disa akse në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon vëmendjen e qytetarëve nëse do duan të përdorim akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok.

Në këto rrugë ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

“Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”, thotë ARRSH.