MENU
klinika

Sqarimi

Jeni të infektuar dhe përgjigja ju del negative? OBSH: Testi nuk është i saktë në 100% të rasteve

27.02.2021 - 11:44

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri thotë se një përgjigje negative e testit të Covid-19 nuk do të thotë se jemi të paprekshëm nga virusi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, OBSH sqaron qytetarët se testet nuk mund ti zbulojnë infeksionet që janë ende në fazën e inkubacionit.

“Një përgjigje negative e testit #COVID19 nuk na bën të paprekshëm!

 Asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve

Testet mund të mos i zbulojnë infeksionet që janë ende në fazën e inkubacionit

Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, shkruan OBSH-ja.

154773984_458556812176221_8920576161068299884_n.jpg