MENU
klinika

Protesta për rastin “Monstra”

RMV, Qeveria i dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve

27.02.2021 - 11:49

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve që ndodhën gjatë protestave pas vendimit të gjykatës për rastin “Monstra”.

Në shoqëritë demokratike, të gjithë kanë të drejtë të shprehin pakënaqësi, por incidentet e dhunshme janë të papranueshme dhe të palejueshme.

Duke u nisur nga pozicioni i saj i qartë për tolerancë zero në lidhje me incidente të tilla, Qeveria tregoi se çdo sulm ndaj përfaqësuesve të medias, qoftë fizik ose verbal, do të sanksionohet ashpër dhe të gjitha institucionet në vend, si dhe prokuroria dhe gjykatat, duhet të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur profesionalisht për çdo sulm apo kërcënim ndaj punonjësve të medias.

Ndërsa, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGPM) gjithashtu reaguan duke dënuar ashpër dhe duke i vlerësuar si të papranueshme sulmet e djeshme ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias që ndodhën gjatë protestave kundër vendimit për rastin “Monstra”.