MENU
klinika

COVID-19

Tentativa edhe në tregun e zi, lufta e vendeve europiane për vaksinën

27.02.2021 - 12:58

Në një Europë “të uritur për vaksina”, por edhe të pasur me para ka bërë që shtetet të bëjnë tregti me njëra-tjetrën, duke blerë vaksina nga Rusia dhe Kina.

New York Times ka publikuar një artikull për fushatën vaksinimeve në Kontinentin e Vjetër, duke theksuar se në mes të konfliktit të përshkallëzuar të vonesave të vaksinave të BE-së, shumë shtete anëtare po largohen nga kjo strategji e përbashkët, e cila deri më tani ka provuar të jetë jo-efektive.

Sipas raportit, situata ka çuar në shfaqjen e një tregu të madh të zi – ose të paktën gri -, me oferta që vijnë nga e gjithë bota, shpesh me çmime të kripura.

Shitësit e mundshëm, sipas gazetës amerikane, u janë drejtuar qeverive të vendeve të ndryshme, duke ofruar 460 milion doza vaksinash, sipas hulumtimit të organit kryesor të BE-së kundër korrupsionit.

Dhe ndërsa disa vende qëndrojnë të përkushtuara në planin e furnizimit të vaksinave nga BE, ata në të njëjtën kohë po përpiqen të negociojnë drejtpërdrejt me kompanitë farmaceutike, ndërsa po shqyrtojnë edhe mundësitë në tregun e zi, ku mbizotëron pasiguria, si për shitësit ashtu edhe për ata vetë.

Deri më tani, pothuajse 5% e europianëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Ndërsa SHBA-ja ka vaksinuar 14% të popullsisë , Britania 27% dhe Izraeli, i cili është i pari në luftën kundër ka vaksinuar 53% të popullsisë.

Vonesa e vaksinave ka kthyer “politikën e vaksinimit” në një fushë toksike. Sidomos pasi një ish-anëtar i BE-së që u largua vullnetarisht, Britania ka treguar sukses në luftën kundër pandemisë, duke krijuar planet për rihapjen e vendit ndryshe nga shoqëritë e shteteve të Bashkimit Europian, të cilat janë ende në masa të ashpra izolimi, nën kërcënimin e shkallëzuar të mutacioneve, të cilat po dëmtojnë edhe më shumë ekonomitë e tyre.

Në muajt e fundit të vitit 2020, disa vende hoqën dorë nga plani i BE-së për të marrë një pjesë të caktuar dozash. Ajo çfarë përkeqësoi më tepër situatën ishte edhe përgjysmimi i vaksinave nga kompania anglo-suedeze, së bashku me dyshimet e shprehura në lidhje me efektivitetin e vaksinës së saj në popullatat e moshuara.

Çdo vendim i çdo shteti për të mos marrë vaksinat është i barabartë me dinamitin politik dhe akuzat sapo kanë filluar, thekson NYT, duke cituar shembullin e Polonisë.

Varshava ka hequr dorë nga disa prej dozave të shumë pritura të Moderna në fund të këtij viti, duke thënë se furnizimi nuk do të vijë në kohën e duhur dhe kjo nuk do të ndihmojë aspak vendin.

“Unë kurrë nuk do të hiqja dorë nga blerja e vaksinave që janë të sigurta dhe efektive,” tha Andrei Halitsky, një deputet polak. “Si një ish-ministër, unë mund t’ju them se për mendimin tim ky është një veprim kriminal, shkelje e detyrës.”

Në të njëjtën kohë, një zyrtar gjerman tha se Berlini kishte siguruar 50 milion doza të Moderna, shumë më tepër sesa popullsia e Gjermanisë. Zyrtarët europianë e konfirmuan diçka të tillë, megjithatë, Gjermania kishte marrë “të paktën disa” doza shtesë nga shtetet e tjera anëtare.

Në të njëjtën kohë, Berlini siguroi një marrëveshje me Pfizer dhe BioNTech, për një shtesë prej 30 milion vaksinash, duke shkaktuar zemërim brenda BE-së, si në sytë e shumicës, vendi më i pasur në BE, ndërsa drejton bllokun drejt një strategjie kolektive në të njëjtën kohë, vepron vetëm.

Brukseli ka frikë se marrëveshje të tilla mund të minojnë fuqinë blerëse kolektive të BE-së, duke prishur planin kohor për blerjen e vaksinave në 27 vendet anëtare.

Dallime të tilla janë raportuar edhe në vendet e tjera. Holanda ka siguruar 600,000 doza Pfizer nga shtetet anëtare. Franca nuk ka bërë publike asnjë marrëveshje të mundshme, por kryeministri Castex e ka bërë të qartë se direktiva e Parisit është e qartë: “Nëse ka vaksina në dispozicion, ne do t’i blejmë ato menjëherë”.

Hungaria, nga ana e saj, ka miratuar dhe blerë në mënyrë të njëanshme vaksinat ruse dhe kineze, ndërsa Kroacia dhe Republika Çeke po mendojnë të njëjtën gjë, me kryeministrin e këtij të fundit, Andrei Babis, duke theksuar se ai ka marrë propozime nga shitësit në Dubai dhe vende të tjera.

Në fakt, sipas NYT, propozime të ngjashme ka pasur edhe për anëtarë të vendeve të tjera, përfshirë Greqinë. (abcnews.al)

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!