Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë parë nga afër sot procesin e vaksinimit të gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç.
Ky proces po mbahet në Arenën Kombëtare. Kreu i qeverisë u shpreh optimist sa i takon bisedimeve me disa shtete për të marrë doza të konsiderueshme dozash vaksinash, ndërsa shtoi se nuk do që të flasë para kohe.
Kujtojmë se ditën e nesërme mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit, COVAX ka konfirmuar nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve.
“Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve”.