MENU
klinika

“Deputeti që duam”

Rama: Skuadra jonë kombëtare po bëhet gati, më 25 prill ndeshje vendimtare

28.02.2021 - 12:00

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot me një pjesë të kandidatëve finalistë për deputetë, duke e krahasuar skuadrën socialiste me një skuadër futbolli.

Ai tha se më më 25 prill do të vendoset nëse do të dalim shpejt nga kthetrat e pandemisë, duke siguruar në kohë të gjitha dozat e vaksinave për të ecur shpejt përpara me këputjen e zinxhirit të infektimeve apo do të humbasim kohë të çmuar duke rënë në kthetrat e politikës së vjetër

“Edhe pak ditë na ndajnë nga zbritja në fushë e skuadrës sonë kombëtare për ndeshjen e 25 prillit. Është një ndeshje vendimtare për Shqipërinë mu në mes të një lufte botërore që vazhdon me armikun e padukshëm dhe në kulmin e punës për zhdukjen e pasojave të tërmetit tragjik të 15 muajve më parë. Është një ndeshje ku do të vendoset nëse Shqipëria do të vazhdojë përpara për t’u bërë ajo që duam, apo do të kthehet mbrapa, për t’u ribërë ajo që largqoftë kishim. Më 25 prill do të vendoset nëse do të dalim shpejt nga kthetrat e pandemisë, duke siguruar në kohë të gjitha dozat e vaksinave për të ecur shpejt përpara me këputjen e zinxhirit të infektimeve apo do të humbasim kohë të çmuar duke rënë në kthetrat e politikës së vjetër. Kjo ndeshje do të vendosë nëse do të çojmë përpara punët e nisura në të katër anët, në çdo drejtim apo nëse do të ngecim përsëri dhe do të rizhytemi në gropën e asaj politike që na çoi deri në buzën e humnerës. Ne kemi bërë shumë, më shumë se të gjithë ata që e kishin këtë detyrë para nesh, por pa diskutim nuk i kemi bërë mirë të gjitha, nëse mandati nuk do ishte thyer në mes nga tërmeti dhe pandemia. Ama besoj, kush arsyeton me mendje të kthjellët nuk e diskuton që nuk jemi kursyer në përpjekjet tona, asnjë ditë. Unë vetë, si i pari i familjes sonë të madhe, kam bërë çmosin në krye të të gjitha përpjekjeve duke vënë çdo ditë mishin dhe shpirtin në krye të detyrës për ta merituar çdo ditë nderin e jashtëzakonshëm për më keni bërë, me besimin që kemi dhënë. Skuadra jonë kombëtare po bëhet gati. Fatmirësisht ne ndryshe nga të tjerët nuk kemi mungesë zgjedhjesh. Kemi më shumë lojtarë të aftë për të mbuluar të gjitha rolet se sa vendet në skuadër. Grupi im parlamentar ka shumë profile të përshtatshme për çdo rol dhe gjatë këtyre viteve ka krijuar një bagazh eksperience të vyer që assesi nuk mund të neglizhohet. Është një grup që ka mbajtur ngarkesa të mëdha, momentet e rënies së tensionit kanë qenë të shpeshta dhe të gjata. Grupi ka qenë solid”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!