MENU
klinika

Efektet anësore të vaksinave

Mjeku Alimehmeti tregon disa nga simptomat që janë regjistruar…

28.02.2021 - 12:41

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tregon efektet anësore të vaksinave kundër koronavirusit të tre kompanive të mëdha prodhuese.

alimehmeti-ilir-1100x620

Alimehmeti sjell përditësimet nga Francë për gjysmën e shkurtit, 971 raste me reaksione të padëshirueshme ku 93% janë raste simptomash të ngjashme me gripin.

Pavarësisht rasteve të tilla, numri i personave që përfitojnë nga vaksina të tilla janë shumë më të mëdha.

Postimi i plotë:

Farmakovigjilenca në Francë ka filluar të raportojë qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme për efektet anësore të vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna.

Organi zyrtar ANSM (Agence Nationale de Sécurité du Médicament), raportoi këtë të premte të dhënat e përditësuara. Në detaj:

AstraZeneca (6-18 shkurt 2021):

971 raste me reaksione të padëshirueshme janë deklaruar dhe analizuar .

93% janë raste simptomash të ngjashme me gripin.

72% e rasteve ndodhën brenda 24 orëve të para.

Ndër 4 rastet e rënda, u vunë re:

1 aksident cerebrovaskular,

2 raste me humbje të shijes,

1 vdekje e sinjalizuar nga ANSM por që është ende nën hetim.

Pfizer-BionTech (27 dhjetor 2020 – 18 shkurt 2021):

5.331 raste me reaksione të padëshirueshme,

169 vdekje të palidhura me vaksinën. ANSM deklaron se “të dhënat aktuale nuk lejojnë të nxirret përfundimi nëse vdekjet janë të lidhura me vaksinimin”.

75 raste të rënda hipertensioni arterial,

56 raste të rënda çrregullimesh të ritmit të zemrës,

10 raste të rënda paralize faciale.

Moderna (22 janar – 18 shkurt 2021):

148 raste me reaksione të padëshirueshme,

9% e tyre ishin reaksione të rënda,

Ndër 4 raste të rënda ndodhën:

1 rast me konvulsione,

1 rast me çrregullim të ritmit të zemrës,

1 rast insulti cerebral, dhe

1 vdekje (nën hetim).

ANSM shprehet në favor të qartë të përdorimit të vaksinave pasi raporti përfitim/risk është qartësisht në favor të përfitimit.

Në linkun më poshtë mund të gjeni faqen zyrtare të farmakovigjilencës së ANSM, por që nuk është përditësuar ende me të dhënat e javës së fundit.

Të gjithë raportet (9) mund t’i gjeni në faqen zyrtare të ANSM.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!