Fitimet e tij janë të jashtëzakonshme, jo vetëm nga kontrata me Juventusin si futbollist, por edhe nga reklamat e bizneset e tij.
Kjo e lejon portugezin të realizojë edhe shpenzime të shfrenuara dhe kështu ka bërë edhe së fundmi kur është shfaqur para konferencës për shtyp të ndeshjes ndaj Manchester United.
Futbollisti i Juventusit u paraqit me një orë me diamante që tërhoqi vëmendjen e gazetarëve. Ora ishte e markës Jacob & Co, e gamës Caviar Torubillon dhe ka plot 424 diamante të bardhë dhe të kuq. Sipas mediave të huaja, vlera e orës që mbante në dorë sulmuesi supozohet se kushton rreth dy milionë euro.
Ronaldo do të rikthehet mbrëmjen e sotme në “Old Trafford”, aty ku ka zhvilluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij si futbollist.