MENU
klinika

Spartak Ngjela

Pse janë tërbuar serbët?

01.03.2021 - 13:05

Pse ka tension iracional në politikën aktuale të Serbisë?

Përse politikanët e lartë të Serbisë po flasin vetëm marrëzira force për çështjen e Kosovës, kur ajo është krijim amerikan dhe është nën mbrojtjen apo proteksionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Pse janë kaq naivë këta serbë iracionalë? Pse, nuk e mbajnë mend fare historinë këta milosheviçiane të vonuar, për të kujtuar që lideri i tyre Milosheviç, i çmendur, por që ata e kanë thellë në shpirt, deklaroi kapitullimin në luftën e NATO-s për çlirimin e Kosovës?

Kaq shpejt pasioni infantil ua ka errësuar memorien historike?

Jo, kuptohet se ka diçka tjetër në këtë mes.

l.Presidenti i Serbisë Vuçiç, një mediokër i bishtit të Miloshrviçit, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër për të qenë në pushtet, me përjashtim të demagogjisë se, e marr sot apo e marr nesër Kosovën. Dhe gjithmonë me shprehjen arkaike “Kosova është Serbi”. Gënjen serbët, për t’i sunduar.

Por, kjo tregon që vetë serbët kanë mbetur skllevër të padrejtësisë dhe pushtimit të territoreve shqiptare. E gjitha një gënjeshtër historike.

Kur Milosheviçi i thosh amerikanëve që shqiptatët janë të ardhur në tokat tona në Kosovë, ata qeshin me një gjest përbuzës. Por, siç duket ky Vuçiç ende i di si profeci marrëzitë plot gënjeshtra të Milosheviçit, ose dhe si gjenialitete të politikës tiranike.

Por, të gjithë këta i tremb historia, dhe më shumë gjuha shqipe. Prandaj i fshehin si injorantë faktet historike, por i tmerron gjuha shqipe. Kjo i ka shqetësuar me mllef në shkuj, dhe sot, edhe më shumë, sepse janë shumë katedra universitetesh në Perëndim, e sidomos në Amerikë që, nëpërmjet gjuhës shqipe, po kthejnë historinë vërtetë të Ballkanit.

ll.Sot e gjithë politika perëndimore e di që Serbia, si shtet, është një investim në falsitet i Rusisë dhe Francës, në një anë, dhe i Perandorisë Osmane, në anën tjetër. Por që, në 80 përqind të territorit të saj, ajo shtrihet njëherësh në territor shqiptar e shqiptarësh.

Pikërisht, kjo është arsyeja që serbët kanë tani dy shekuj që në mendjen e tyre kanë pasur vetëm një motiv: shfarosjen e shqiptarëve. Frikë ndaj së vërtetës, të cilën, para kapitullimit, Mlosheviçi ia shprehu hapur ambasadorit amerikan në Uashington, Uorren Zimerman. Ai i tha: “Amerika ka përpunuar një plan konkret për të drejtuara të gjithë Ballkanin. Dhe këtë po e bëjnë bashkë me Gjermaninë, armikun historik të Serbisë”. Zimerman nuk fliste ndërsa Milosheviçi vijoi: “Në fillim do të jetë forcimi i Shqipërisë dhe, më pas Uashingtoni do kalojë nga Kosova drejt Serbisë, për të mposhtur tërësisht Serbinë”. Zimerman, një diplomat i nivelit të lartë, nuk foli por e pa Milosheviçin si inferior.

Sigurisht, shumë kanë bërë në këtë drejtim, por edhe rezistenca e malësorëve shqiptatë ka për të mbetur një fakt historik që do ta ketë jehonë në historinë moderne të Evropës. Kurse tani, kuptohet sheshit që serbët po janë në dekadencë. Politika e lartë e Perëndimit tani e di të vërtetën, prandaj pyetja që ngrihet këtu është kjo: a mos ka konverguar ndërkohë në një pikë interisi amerikan me rivendosjen e të drejtës historike të mohuar të shqiptarëve?

Nuk duhet harruar se të shumtë kanë qenë edhe të shiturit e shqiptarëve në këtë histori, njëherësh heroike dhe të trishtë shqiptare, që nga Esat Toptani e deri te këta ta sotmit, që tani po shihet se janë të falimentuar edhe në Tiranë dhe, edhe në Prishtinë.

lll.Po pse janë kaq të shqetësuar në këtë kohë krerët barbarë të Serbisë, dhe, përse pikërisht në këta dy muajt e fundit?

Sepse tani në Uashington ka ardhur si president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Kjo është arsyeja kryesore.

Po pse serbët këlthasin si të marrë për të ushtruar forcë kundër Kosovës?

Sepse është ajo që shprehëm më lart: presidenti i tyre Vuçiç, nuk ka asnjë arsye apo motiv politik për të qenë në pushtet veç gënjeshtrës drejtuar popullit të vet, që Kosova është e Serbisë. Po serbët, e besojnë? Intelektualet e lartë e tallin, por populli i thjeshtë ka brenda vetes në psikikën e tij një hakërim antishqiptar, i cili i çon në një marrëzi kolektive. Pikërisht, këtë marrëzi kolektive, Vuçiç e shfrytëzon për pushtetin e tij.

Por, në këtë çështje ka edhe diçka që vjen e rrjedh si arsyetim gjeopolitik nga pyetja: mos ndoshta politika e re amerikane ka shkuar te mendimi që Serbia është një tumor që pengon zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, dhe prandaj duhet shkulur? Dhe më tej, nëse kjo është arsye amerikane: a nuk janë vetëm shqiptarët ata aleatë të NATO-s që mund ta bëjnë këtë?

Pse? Sepse Serbia është e ngritur në territore shqiptare dhe historia e falsifikuar, në dy shekuj rresht, ka goditur rëndë historinë si ecuri të autoktonisë së gjerë shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Tani në këtë zonë jetojnë 8 milionë shqiptarë dhe ka edhe dy shtete shqiptarë të pavarur. Sigurisht, kjo është përparësia shqiptare në këtë zonë dhe në këtë kohë historike, e cila nuk do të ndalet deri në përcaktimin e drejtë të realitetit historik.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin