MENU
klinika

"Imagjinoni ç’do ndodhte nëse s’i shërbenim qytetarëve në karantinë"

Rama bën ‘bilancin’ e fundit për këtë mandat

02.03.2021 - 12:19

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përjavshme ‘Ekonomia në fokus’ deklaroi se ky do të ishte forumi i fundit për këtë mandat.

Teksa u ndal tek dy goditet më të forta që ka pësuar vendi ynë, tërmeti dhe pandemia, Rama tha se fokusi sot do të revolucioni dixhital. Ai nënvizoi faktin se si ka evoluuar shërbimi online.

“Mirë se erdhët në këtë forum që është i fundit i këtij mandati. Në fund për të mbyllur këtë cikël, kemi lënë një nga aspektet më të rëndësishme që ka ndodhur në këto vite, që është revolucioni dixhital. Përmes së cilit hap pas hapi po ndodh një proces transformimi rrënjësor të marrëdhënieve të shtetit me qytetarët. Po hidhen bazat e një sistemi të sigurt, anti-korrupsion. Po sigurohet perspektiva e afërt e kalimit të Shqipërisë në një nivel tjetër sa i përket funksionimit të brendshëm të shtetit dhe të arsyes më të rëndësishme të ekzistencës së shtetit, marrëdhënies transparente dhe efikase me qytetarët. Duke u kthyer pak mbrapa, dy goditjet e rënda që kemi marrë, tërmeti dhe pastaj pandemia, nuk do të ishin përballuar dot ashtu siç janë përballuar, nëse ne nuk do të ishim në fazën e këtij revolucioni ku këto ngjarje të mëdha e gjetën Shqipërinë. Imagjinoni se çfarë do të mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonin mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do të kishim mundësi që t’ju shërbenim qytetarëve që ishin në nevoje për të dalë nga shtëpia. Përfytyroni që kjo fatkeqësi e madhe të na kishte gjetur në kohën kur ky shtet kishte vetëm 1 përqind të shërbimeve online. Vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve. Sot në 2021 kemi 7.7 mln. Nëse në 2013 kishim 6 regjistra elektronike, sot ka 55 data baza që shkëmbejnë informacione reale me 1245 transaksione.”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbardhet takimi i kryeministrit me zyrtarët e BE në Bruksel

Shqipëria merr notë pozitive për integrimin, Rama kërkon vaksinën!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!