MENU
klinika

27-vjeçarja vdes nga Covid-19

Mjekja e Beratit: Kishte 90% të mushkërive të prekura

04.03.2021 - 11:52

Detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçares nga Berati Ariola Sakollari, e cila ishte infektuar me koronavirus që para 3 javësh.

Mësohet se e reja ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Beratit, ku ka qëndruar disa ditë, por pa dhënë shenja përmirësimi.

Në këto kushte, 27-vjeçarja është dërguar në spitalin COVID “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ajo nuk ka mundur ta fitojë betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë pasditen e së martës.

Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila deklaroi sot për mediat se e reja ishte paraqitur në Repartin e Urgjencës të Spitalit Rajonal Berat në datën 25 shkurt në orën 00:30 minuta dhe se ishte në gjendje të rënduar.

Mjekja Vila deklaron se vajzës i është dhënë ndihma e shpejtë, ju kryhen të gjitha ekzaminimet dhe nga skaneri ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.

“Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv Covid-1 në Tiranë”, ka deklaruar mjekja.

Mësohet se Ariola nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

27-vjeçarja jetonte e punonte në kryeqytet por ishte kthyer në Berat për t’ju shërbyer në shtëpi prindërve që ishin të infektuar me Covid-19.

Gjatë kësaj kohe, vajza është infektuar edhe vetë nga virusi që i mori jetën dy ditë më parë.

Ndërkohë, prej fillimit të pandemisë në vendin tonë kanë humbur betejën me sëmundjen 1856 persona.

Sipas të dhënave të Ministrisë, 1 për qind e fataliteteve janë persona në moshë nga 20 deri 29 vjeç. Thënë ndryshe, janë 18 persona nën 30 vjeç që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier