MENU
klinika

Studimi: Nga 2.5 milionë persona që kanë humbur jetën rezulton se…

DW: Mbipesha ndikon në numrin e vdekjeve prej Covid-19

05.03.2021 - 08:56

Federata Botërore e Obezitetit ka publikuar një studim që sugjeron se niveli i vdekjeve nga COVID-19 është rreth dhjetë herë më i lartë në vendet ku gjysma ose më shumë e popullsisë janë mbi peshë.

Raporti flet për një lidhje ‘dramatike’ mes peshës trupore dhe gjasave për të pasur një infeksion më të rëndë nga COVID-19. Nga 2.5 milionë vdekje prej COVID-19 të raportuara deri në fund të shkurtit 2021, 2.2 milionë ishin në vendet ku mbi 50% e banorëve klasifikohen si mbipeshë.

Studimi analizoi shifrat globale të vdekjeve prej COVID-19 nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara dhe të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mbipeshën.

“Njerëzit obezë vuajnë, sepse nuk kanë mundësi të marrin trajtimin e tyre, ata nuk mund t’u nënshtrohen operacioneve, dhe kanë probleme për t’u vizituar nga mjekët e tyre,” tha për DW Drejtoresha e Shkencës dhe Programeve të Federatës Botërore të Obezitetit, Olivia Barata Cavalcanti.

Autorët e studimit thanë se nuk kishte asnjë shembull prej ndonjë vendi ku norma e mbipeshës është përgjithësisht e ulët dhe numri i vdekjeve nga COVID-19 i lartë.

“Vende si Japonia dhe Koreja e Jugut, që kanë nivele shumë të ulëta vdekjesh nga COVID-19, janë vende që kanë dhe nivele shumë të ulëta të mbipeshës tek të rriturit,” tha Tim Lobstein, ekspert pranë Federatës Botërore të Obezitetit, një nga bashkëdrejtuesit e studimit. Ai shtoi se: “Ata i kanë dhënë përparësi shëndetit publik përkrah një sërë masash të tjera, përfshirë peshën e popullsisë, dhe kjo ka dhënë rezultate në pandemi.”

Autorët pranuan që nivelet e vdekjeve nga COVID-19 ndikohen edhe nga faktorë të tjerë, për shembull pasuria relative e një vendi, struktura e moshës dhe shpejtësia e përhapjes së virusit në vend./DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përditësimi i MSH/ Gjatë 24 orëve shënohen 3 humbje jete

Shifra të larta në vend, zbulohen 99 raste të reja me COVID-19

Por a duhet t’i rikthejë Shqipëria kufizimet?

OBSH: Infeksionet në Shqipëri, mbi mesataren e BE

Flet xhaxhai i 21-vjeçares që ndërroi jetë tek Infektivi

“Nuk vdiq nga Covid-19, e kanë vrarë ata”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!