Bosi i madh i drogës El Chapo është duke vuajtur dënimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo gjë nuk e pengon aspak bashkëshorten e tej Emma Coronel të jetojë mes luksit.
29-vjeçarja nuk heziton ta bëjë publike jetën e saj dhe këtë e bën duke shpërndarë herë pas herë foto në llogarinë e saj të Instagramit, aty ku ndiqet nga qindra mijëra persona.
Emma Coronel, jeton si një yll Hollivudi në Meksikë. Fotot e tregojnë atë me markat më të njohura, teksa feston në mes të luksit. 29-vjeçarja njihet për stilin e saj të jetës.
Një agjent i DEA-s amerikane tha se kjo çështje po bëhet e çuditshme. “Ajo vjen në Nju Jork dhe na tregon publikisht që ta shohin të gjithë sa e pasur është”. Edhe avokatët e të shoqit thonë se janë të çuditur me këto shfaqje të saj.
El Chapo mendohet se ka një pasuri prej 12 miliardë eurosh. Ai rrezikon burgim të përjetshëm për trafik droge.