Shtimi i numrit të intubimeve dhe shtrimit të pacientëve me Covid-19 në Greqi po rritet vazhdimisht, saqë mjekët po paralajmërojnë se spitalet në rajonin e Atikës në Greqi janë në prag të kolapsit.
Në një intervistë për TV SKAI, mjeku George Pavlakis ngriti alarmin mbi situatën në spitale. Ai deklaroi se nëse vazhdon kjo prirje mund të ketë deri në 100 viktima në ditë, duke shtuar se nëse masat nuk respektohen rastet mund të arrijnë deri në 3000 në ditë.
“Shumë thonë që masat janë të padrejta dhe iracionale, por është e vështirë të gjesh zgjidhje ideale, duhen rregulla të thjeshta,” tha Pavlakis.
“Nëse kemi një luftë, duhet të kemi rregulla të thjeshta të zbatuara nga të gjithë. Ideale ishte mbyllja totale për 2 deri në 3 javë. Nëse do të kishte ndodhur periudha e parë e epidemisë, ne do të ishim qetësuar si Zelanda e Re ose Vietnami“, shtoi ai.
Mjeku parashikon se nga mesatarja 20-40 viktima në ditë, javën e ardhshme mund të ketë nga 60 deri në 100 viktima.