Të shumtë janë personazhet publikë që janë infektuar me Covid-19 dhe kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale eksperiencat e tyre.
Mirëpo, ky nuk është rasti i aktores dhe moderatores, Rudina Dembacaj. Ajo e ka kaluar virusin, mirëpo s’na kishte treguar asgjë derisa sot “ra muhabeti” në Instagram.
Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve të saj kuriozë, dikush i përmendi virusin.
“Je femër pozitive, shpresoj që vetëm me Covid të mos jesh pozitive.”- i shkruan një ndjekës, të cilit Rudina meqë ra fjala aty, i tregon se është infektuar.
“E kam kaluar”- shkruan ajo duke qeshur, mirëpo s’ka treguar detaje të tjera se kur është infektuar apo si e ka kaluar.
Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.
Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.
Më 1 janar, ajo na ka surprizuar të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar. sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.
Megjithatë, aktorja e humorit premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, ndërsa tashmë mban mbiemrin e Markut.
Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasem)”-ka shkruar Rudina krah fotove.
Në fillim të 2020, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto përkrah tij.