MENU
klinika

“Odisea”?

Anija 2400 vjeçare gjendet e paprekur 1.5 km nën ujë

23.10.2018 - 18:34

Shkencëtarë britanikë kanë bërë një zbulim të rrallë 1.5 kilometra nën ujë në Detin e Zi, duke gjetur një anije 2400 vjeçare thuajse të paprekur.

Zbulimi është bërë në një zonë që njihet si “varrezë anijesh”, kur deri tani gjetur edhe rreth 60 të tjera.

Ky zbulim mund të hedhë dritë mbi “Odisenë” e Homerit dhe “lidhjen e tij pas direkut për të shmangur tundimin nga Sirenat”. Anija ndodhet në një thellësi mbi 1,5 kilometra në Detin e Zi, ku uji ka mungesë oksigjeni dhe materialet organike mund të ruhen të paprekur për mijëra vjet.

Një pjesë e vogël e saj i është nënshtruar testeve, të cilat kanë konfirmuar se ajo është e periudhës së viteve 400 p.e.s.. Drejtuesi shkencor i projektit, Jon Adams, tha se anija ishte ruajtur në gjendje shumë të mirë. Ky fakt ka lejuar zbuluesit që të dallojnë se anija e gjetur është tepër e ngjashme me atë të pikturuar në Vazon e Sirenës, një punim i lashtë që tregon pikërisht Odisenë që përpiqet të shmangë tundimin ndaj sirenave.