06.03.2021 - 16:09
Reme Lala është tërhequr nga gara si kandidate për deputete e qarkut të Dibrës nën siglën e Partisë Socialiste.
“Top Channel” raporton se paraditen e djeshme deputetja Lala i ka dorëzuar dorëheqjen kreut të PS-së Edi Rama.
Nuk dihet ende përmbajtja e letrës së dorëheqjes dhe motivet që e shtynë deputeten të merrte këtë vendim.
Sjellim në vëmendje që Reme Lala ishte caktuar nga selia rozë që të garonte si kandidate në Kamzë dhe Paskuqan. Sipas TCH një arsye mund të jetë vendi që i ishte caktuar në listën e Tiranës.
Nuk dihet nëse ajo do të rikandidojë si deputete nën siglën e PDIU-së të drejtuar nga Shëptim Idrizi, parti me të cilën u fut në Kuvend në 2017-ën.