MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Si t’i parandalojmë dhe trajtojmë Strijat gjatë shtatzënisë?

07.03.2021 - 08:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si t’i parandalojmë dhe trajtojmë Strijat gjatë shtatzënisë?

Mjeku:

Një nga shqetësimet e femrave janë strijat, të cilat krijohen kur shtojmë në peshë për një kohë të shkurtër, gjatë shtatzënisë ose rritjes së gjoksit. Fibrat e kolagjenit, që janë përgjegjëse për elasticitetin e lëkurës, tendosen dhe krijojnë një shenjë fillimisht të kuqe e më pas të bardhë.

Por ekzistojnë disa mënyra të thjeshta dhe natyrale për të zhdukur strijat, ja cilat janë ato:

  1. Aloe vera. Aplikoni xhelin ose vajin në pjesën ku ndodhen strijat, lëreni derisa lëkura ta thithë dhe do shikoni rezultatin.
  2. Ujë. Duhet të pini sa më shumë ujë, të përdorni kremra për hidratim dhe të shmangni kafeinën dhe pijet me sheqer.
  3. E bardha e vezës. E bardha e vezës bën mrekulli për lëkurën tuaj. Sigurohuni që të aplikoni vetëm të bardhën e vezës. Mund ta bëni këtë dy herë në ditë për të përshpejtuar procesin e shërimit.
  4. Vaj kokosi dhe vaj ulliri. Vaji i ullirit zbut lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e strijave. Mund të zëvendësohet vaji i ullirit me vaj kokosi, apo akoma më mirë t’i përzieni bashkë këta vajra për një efekt më të shpejtë.
  5. Gjalpë kakao. Mund të ndihmojë lëkurën të ripërtërijë qelizat e veta dhe t’i krijojë një ndjenjë qetësie nëse e përdorni disa herë në ditë. Në fakt, përdorimi i rregullt i gjalpit të kakaos mund të parandalojë formimin e strijave të reja.
  6. ‘Scrub’ sheqeri. Bëni një pastrim me sheqer për të trajtuar strijat. Përzieni gjysmë filxhan sheqeri me lëngun e një limoni dhe një lugë (çaji) vaj bajame. Përdorni këtë trajtim ndërsa jeni në dush dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Lëngu i limonit është i njohur për aftësinë e tij. Përdoreni vazhdimisht për rezultate më të mira.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet mjeku

Pse shfaqen strijat?