MENU
klinika

Numër i lartë i viktimave dhe rritje e frikshme e të infektuarve

Mjeku në Greqi paralajmëron: Nuk e kemi parë kulmin!

07.03.2021 - 17:34

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1142 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën edhe 53 pacientë, duke e çuar në 6758 numrin e fataliteteve që nga shpërthimi i pandemisë.

Ndërsa shifrat vijojnë të jenë shumë të larta, pozitiviteti arrin në 4,66%, nga 4,33% që ishte dje, ndërsa në spital po trajtohen 466 qytetarë.

Shumica e rasteve janë regjistruar në Atikë me 569 infeksione të reja, 130 në Selanik. 67 raste konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë, shkruajnë mediat greke.

Profesori Tzanakis në Universitetin e Kretës vlerësoi se bazuar në modelin që ekipi i tij kërkimor drejton nuk e përjashton që javën e ardhshme numri i përgjithshëm i rasteve të rritet në 3000 me kusht që testet të mbeten të njëjtat prej 50,000 në ditë.

Disa ditë më parë mjeku dhe studiuesi, George Pavlakis ngriti alarmin se spitalet në Athinë janë në prag kolapsi për shkak të mutacionit britanik të COVID, që ka shpërthyer në vend.

Ai tha se është e mundur të shohim deri në 100 viktima në ditë, duke shtuar se nëse nuk do të respektohen masat anti-COVID rastet e reja do të arrijnë deri në 3,000 në ditë.

“Shumë thonë që masat janë të padrejta dhe iracionale, por është e vështirë të gjesh zgjidhje ideale, duhen rregulla të thjeshta”, tha Pavlakis, ndërsa shtoi se: “Nëse kemi një luftë, duhet të kemi rregulla të thjeshta të zbatuara nga të gjithë. Ideali ishte mbyllja e të gjithave për 2 deri në 3 javë. Nëse periudha e parë e epidemisë do të kishte ndodhur, ne do të ishim qetësuar si Zelanda e Re ose Vietnami.”

Pavlakis parashikoi që, ndërsa sot kemi 20 deri në 40 viktima të koronavirusit, gjatë ditës, javën tjetër viktimat do të jenë nga 60 e lart dhe mund të kalojnë 100.

“Ne nuk e kemi parë kulmin. Ama nuk jemi as në të njëjtin vend ku ishim. Ne kemi shmangur katastrofën, e cila është shumë e rëndësishme”, tha ai, duke theksuar se “vaksinat dhe pranvera po vijnë, që do të thotë se do të fillojmë të shohim një zvogëlim të rasteve.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!