MENU
klinika

"Pata një farë hezitimi por..."

Luljeta Bozo rrëfehet: Ja dy arsyet pse pranova të kandidoja

07.03.2021 - 21:02

Kandidatja për deputete e PS, Luljeta Bozo ka folur për ftesën, që disa ditë më parë i bëri kryeministri Edi Rama, për të qenë në radhët e PS në zgjedhje.

E ftuar në emisionin “Dola te Ola”, në Neës 24, nga gazetarja Ola Bruko, Bozo ka rrëfyer se e pranoi ftesën me njëfarë hezitimi, ndërsa thekson se dy arsyet pse pranoi ishte vlerësimi nga kryeministri dhe dëshira e njerëzve që ajo t’i përfaqësojë.

Më tej ajo thotë se nuk ka frikë nga jeta parlamentare, duke garantuar se nuk do të ndryshojë pavarësisht nëse futet në Kuvend.

“Thashë po. Në fakt erdhi njëçik si i papritur. Nuk ishte, s’më kishte shkuar në mendje të isha kandidate në Kuvend. E dyta edhe njëçik papritur, kisha një si detyrim qytetar pas tërmetit, kam pasur një detyrim dhe falënderim nga shumë njerëz që më uronin jo vetëm falënderorin për qetësinë gjatë tërmetit, uronin të kenë njerëz si ju që të na drejtojnë. Është dëshirë e gjerë e njerëzve që s’i njoh dhe vlerësimi shumë i madh.

E pranova me njëfarë hezitimi, s’jam pranuar me këto gjëra.

Mendoj se jeta do vazhdojë me të njëjtin ritëm. Do jenë disa detyra të reja, unë punoj gjithë jetën. S’kam bërë ndonjëherë jetë parlamentare, s’më tremb. Do jetë angazhimi dhe përgjegjësia më e madhe. Në parlament s’do flasësh kodra pas bregut. Por për një grup të gjerë, probleme të njerëzve.

Të shikoj cilat janë drejtimet në të cilët do zhvillohet vendi, se ajo është detyra e qeverisë. Themi për zhvillim brenda mandatit dhe njëçik më larg.

Të hartohen ato ligjet që njerëzit të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Nga librat nuk heq dorë. Po shkruaj një libër teknik. Kam vite që e mendoj, kam mbledhur shumë materiale. Unë jam si miu i bibliotekës, se studioj gjithë ditën. Mendoj se do jetë një ndihmë e mirë për inxhinierët e ndërtimit .Pandemia më ka munguar njëçik se s’mund të shkoj në institucionet që mund të marr këto. Jemi të kufizuar. Jo vrap jo.

Jam prerë, një njeri që punon gjithë ditën, gjithë kohën. Me shumë ndershmëri, shumë dashuri. Leku për mua është i fundit”- tha Bozo

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!