Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin e Partisë Socialiste “Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara”, ku ka treguar vizionin e partisë së tij për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Rama u shpreh se shumë ekspertë kanë punuar për një kohë të gjatë dhe tashmë kanë një plan të qartë për rikthimin emigrantëve që të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri.
Sipas kreut të qeverisë, që kërkon një mandat të tretë, Shqipëria do të bëhet një nga vendet më i kërkuar për turistët dhe do të rrisë eksportet e bujqësisë. Po ashtu ai u shpreh se në ditët në vijim do të prezantohen të gjitha detajet e programit.
“Kemi punuar me një grup të gjerë të skuadrës sonë, anëtarë qeveria, ekspertët tanë dhe ekspertë ndërkombëtarë. Jemi të vetëdijshëm që duhet një plan. Nëse ne nuk e shfrytëzojmë ndryshimin gjërat mund të shkojnë në drejtimin e duhur. Ky plan ka qëllim që të nxisë emigrantët nga Shqipëria si një mundësi e re.
Ditët dhe javët në vijim do të jenë momente të shpalosjes së këtij plani. Unë kam shpresë se Shqipëria do të bëhet në këtë dekadë një vend më i favorshëm seç është. Shqipëria mund dhe do të bëhet një destinacion shumë i kërkuar i rajonit dhe në Mesdhe. Shqipëria do të rrisë eksportet në bujqësi dhe do të rrisë kapacitetet e saj dixhitale.
Ne do t’u ofrojmë emigrantëve një prespektivë të re. Do u ofrojmë rrugë të reja për të investuar kursimet e tyre këtu. Fillimisht do të jetë një proces i rikthimit të parasë së tyre. Ne nuk kemi një program elektoral dëshirash, por një plan punë. Jo program KÇK”, tha Rama.