MENU
klinika

“Më erdhi në majë të hundës, 3 muaj pa punë"

Flet mësuesi që dogji DAR Fier. Tregon nëse është penduar apo jo

08.03.2021 - 12:52

Festa e “7 Marsit” ishte ndryshe për mësuesin e lëndës Histori Arti në Fier. Indrit Alushaj, pasi dogji DAR në Fier, doli dje para gjykatës.

Ndaj tij togat e zeza caktuan masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi tri ditë më parë ai akuzohet se dogji qëllimisht ambientet e Drejtorisë Arsimore në këtë qytet. Vetë mësuesi i lëndës Histori Arti ka qenë i pranishëm seancën e zhvilluar ditën e djeshme, ndërsa nuk ka nguruar të tregojë arsyet që e çuan të bënte këtë veprim. Pasi dha gjeneralitetet e tij, burimet nga Gjykata e Fierit bënë të ditur se 33- vjeçari është shprehur se kishte tre muaj pa punë, ndaj edhe ka bërë një veprim të tillë ndaj Drejtorisë Arsimore në Fier.

Ai ka thënë gjithashtu se është penduar për këtë veprim, por ishte tepër vonë. “Patjetër që jam penduar. Më kish ardhur në majë të hundës, kisha tre muaj pa punë. Jam me fëmijë të vegjël”, ishin fjalët e tij në gjykatë. Ndërkohë, pendesa e mësuesit fierak nuk u mor parasysh nga Gjykata. Kjo e fundit vendosi ta lërë në burg të riun.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ku mësuesi 33-vjeçar kishte menduar që të merrte hak ndaj “punëdhënësve” duke i hedhur benzinë godinës së DAR dhe më pas i ka vënë zjarrin, gjë e cila alarmoi gjithë Policinë dhe punonjësit e institucionit arsimor. Ishin kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e punonjësve ato që zbuluan autorin. Indit Alushaj është mësues i lëndës Histori Arti dhe kërkonte të punësohej si mësues në DAR Fier. Alushaj, me origjinë nga Vlora, është baba i dy fëmijëve të mitur. Ai ka përfunduar studimet për arte dhe kishte kohë që kërkonte punë si mësues në qarkun e Fierit, por kërkesa e tij nuk ishte plotësuar. Kjo gjë e detyroi të riun që si formë hakmarrjeje të bënte ketë veprim. Ai kishte punuar me kohë të pjesshme, por kishte mbetur prej disa muaj pa punë. Mësuesi i papunë e mori masën e arrestit pikërisht në ditën e tij, më 7 Mars.

NGJARJA

Teksa ambientet e katit të dytë të Drejtorisë Arsimore u përfshinë nga flakët, Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësja. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se zjarri ishte vënë qëllimisht nga 33-vjeçari Indrit Alushaj. Burimet thanë se 33- vjeçari kishte aplikuar më herët për t’u punësuar, por që ende nuk kishte marrë një përgjigje pozitive. Duket se këtë gjë, 33-vjeçari nuk e ka kapërdirë dot.

Ndoshta i bindur se e kishte humbur me pa të drejtë punën si arsimtar, ai ka shkuar në Drejtorinë Arsimore të Fierit me benzinë me vete. Me t’u gjendur në katin e dytë të drejtorisë, rreth orës 15:10, të ditës së premte, i riu ka spërkatur me lëndën djegëse ambientet përreth dhe i ka vënë flakën. Menjëherë më pas është larguar në drejtim të paditur. Duke qenë se identifikimi i të dyshuarit u bë menjëherë, ai u kap nga Policia.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë punës së mirorganizuar dhe veprimeve të shpejta profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarjeje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier, duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë)”, njoftoi Policia ditën e ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I vuri flakën zyrave të Drejtorisë Arsimore në Fier

Gjykata merr vendimin për mësuesin Indrit Alushaj


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier