MENU
klinika

COVID-19

Rritja e rasteve të reja, shteti fqinj shtrëngon masat

08.03.2021 - 17:45

Maqedonia e Veriut duke nisur që nga dita e mërkurë do të shtrëngojë masat për mbrotje dhe përhapjen e koronavirusit në vend. Këto masa, të cilat pritet të miratohen nga qeveria, parashikojnë ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se kufizimet do të vlejnë të paktën dy javë. Sipas tij, shtrëngimet do të bëhen, pasi në objektet e gastronomisë nuk po respektohen masat në orët e vona të mbrëmjes dhe vërehen grupime në to sikur edhe në hapësirat publike.

“Nuk po respektohen masat dhe kjo ka bërë që të kemi rritje të rasteve të personave të sëmurë me COVID-19”, ka deklaruar sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Një ditë më parë, Maqedonia e Veriut ka pranuar 3000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, nga rreth 200.000 sa janë porositur nga Rusia për vaksinimin e popullatës për mbrojtje nga Covid-19.