Ish-deputeti i PS, Alfred Peza i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka folur pë refuzimin e kandidimit, listën dhe zgjedhjet e 25 prillit.
Peza thotë se vendimin për të mos kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit e kishte brenda vetes para se të merrte propozimin nga Rama.
Ai nuk tregon çfarë propozimi mori, por tek biseda që zhvilloi me kryeministrin nuk ka lidhje me pozicionimin në listë.
Për Alfred Pezën rifresikimin që bëri PS me listën duhet ta bënte pikërisht opozita.
ALFRED PEZA: Nuk kam asnjë përshtypje nga ato që mendoni. Prej 30 vitesh komunikoj me Ramën, kemi qenë pjesë e mediave, publicistikës. Ka filluar që me Koha Jone. Nuk e kam ngjarje kur kryetari i partisë apo kryeministri më shkruan. Është vijues mes nesh. Nuk e kam ditur, por brenda vetes sime e kisha marrë vendimin, dhe e dija çfarë do thoja unë, jo për çfarë propozimi do më vinte.
Ka një gjë që, duket e çuditshme, unë përfaqësoj veten time. Kam ditur të them jo atëhere kur duhej thënë jo, po atëhere kur duhej thënë po. Angazhimi publik është akt.
Kjo që thoni është e vërtetë, janë habitur shumë. Por unë pasi të mbarojë fushata elektorale, dua të shkruaj një libër ‘’Miti i deputetit shqiptar’’. Miti më i madh i rremë që ekziston është i deputetit. Ka shumë legjenda rreth të qenit ose jo. Dhe e bën gjithë popullin të bëhet gati, të bëhet deputet i Kuvendit. Politika nuk bëhet vetëm përmes parlamentit.
PYETJA: Cila ishte oferta?
ALFRED PEZA: Mendoni se do e them publikisht? Ka disa gjëra offline, dhe disa gjëra publike. Ndoshta një ditë pas shumë vitesh do i nxjerrim.
S’ka lidhje fare. Nuk ka lidhje me diskutimin që kam bërë unë me Ramën. Është me mijëra vite dritë larg. Janë të gabuar në atë që thonë. Ajo çfarë po ndodh nëpërmjet rifresikimit të listës së PS, është tipikisht ajo çfarë duhet të bënte opozita. Opozitat kur duan të rikthehen në pushtet, i duhet jo vetëm program i ri, por fytyra të reja, frymë të re.
Po t’i shohësh janë të njëjtat fytyra, që ikën në 2013, ndejtën në kafe 8 vite te SHQUP. Tani duan të rikthehen prap. Në PS harmonizohen tre breza, brezi i vjetër i politikanëve, brezi i mesëm, dhe lista e re e kandidatëve të cilët përfaqësojnë për herë të parë PS. Prandaj kjo është listë fituese .
Gjykoj që secili prej tyre e ka dhënë shpjegimin individual. Nuk do ishte korrekte nga ana ime. Fitorja e një partie, skuadre, patjetër që do fitojmë. Roli i individit është shumë i rëndësishëm. Por për më tepër, është skuadra, dhe mendoj gjithë këta djem dhe vajza që kanë krijuar një traditë që do të vijohet.
Kam bërë fushata elektorale. Jam sekretar i PS për mediat. Është një gjë komplet tjetër. N
Refuzimi i Dritan Lelit
ALFRED PEZA: Shiko, e para vendimmarrja me individë të ndryshëm varet nga shumë faktorë. Folëm për vendimmarrjen time, vendimmarrje të tjera. Po flasim për vendimmarrje tjetër. Ka një drejtues politik çdo qark. I sheh si fitues për ekipin. Dhe nuk janë aq apriori vendimmarrjet për çështje të tilla. Për secilin individ, në kushte për gjithësecilin merren dhe vendime specifike. Propozimi që mund t’i jetë bërë, unë nuk e di është goxha shumë shumë i rëndësishëm për këdo, do nderonte këdo që do përfaqësonte në Vlorë.
Apeli i SHBA
ALFRED PEZA: Është një konstante e qëndrimeve parimore për komunitetin ndërkombëtar. Jam i bindur që më shumë se kurrë, ky vullnet po shprehet edhe në procesin e përpilimit të listës së 140 kandidatëve.
PS e ka marrë parasysh edhe mesazhin e SHBA, edhe të BE, edhe mesazhin e socialistëve, edhe ligjin e dekriminalizimit. Të jeni të sigurt se këtë radhë ka listë të shkëlqyer, dhe nuk do ketë elementë, hije e dritëhije nga ato që shqetësojnë partnerët.
Për mua Musai meriton të jetë 100 vjet në politika. Zysh Vasilika të duket kriminele? Apo Eglantina Gjermeni. Lista e PS do të jetë e pastër, dhe me gjithë parametrat që kërkon ligji i dekriminalizimit.