Partia Socialiste ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme në KQZ listat zyrtare me emrat e kandidatëve për deputetë, për 12 qarqet e vendit. Kryeministri Rama, ka sfiduar veten duke vendosur emrin e tij të tetin në Durrës dhe Vlorë.
Një tjetër emër i sigurt në listën e Durrësit, është dhe deputeti socialist Jurgis Çyrbja.
Duke parë emrin në vendin e tretë të listën, një vend i sigurt, Çyrbja shkruan se ata janë shembull i punës dhe do të marrin një mandat të tretë dhe historik.
“Së bashku drejt mandatit të tretë dhe historik të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Ekipi i qarkut të Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë do të marrë besimin qytetar në 25 prill për të na dhënë mundësinë të qeverisim, ne që kemi dhënë shembullin e punës. Shqiptarët nuk kanë kohë për gjumë!
I nderuar nga vendimi i kryesisë së Partisë Socialiste që më besoi pozicionin e të tretit në listën e Durrësit. Është koha që me bashkëpunimin e të gjithëve, këtë besim t’a kthejmë në përkushtim për çdo banor të Durrësit, Shijakut dhe Krujës. #Shqipëria_e_ardhmja_jonë #PS3@, shkruan ai.