MENU
klinika

Monika Kryemadhi do të kandidojë në…

Skema ndryshe e LSI/ Zbardhen emrat e kandidatëve

09.03.2021 - 10:05

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar dje në KQZ listën kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë prezantimit të kandidatëve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se kjo listë është garanci për një garë të shkëlqyer dhe fituese.

Kryemadhi u shpreh se skuadra e saj do të përfaqësojë LSI-në dhe do të sjellë ndryshimin e Shqipërisë pasi të marrë besimin e shqiptarëve më 25 prill. Kryemadhi e ka konsideruar listën e LSI-së, si një grup të bashkuar e gërshetuar profesionesh, moshe e dëshirë për të ndryshuar.

“Jam shumë e lumtur, që në këtë ditë të gruas, unë të dorëzoj pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, listat e kandidatëve që do të përfaqësojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim në Parlamentin e Ardhshëm, i cili do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Jam shumë e lumtur që ky proces ishte një proces shumë i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale. Kjo skuadër e madhe që do të përfaqësojë LSI-në do të drejtojë shqiptaret drejt ndryshimit. Ne presim përmbysjen e një klike antiqeveritare, antishtet dhe antivlera. Këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra plot vullnet e të palodhur, janë garanci për një garë fituese dhe të shkëlqyer si dhe për një qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët dhe për vendin”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së vuri në dukje se ka ardhur koha që shqiptarët të përcaktojnë me votën e tyre, fatin e tyre dhe të vendit për të ardhmen. Sipas Kryemadhit, kjo është lista më e mirë me të cilën do të kërkohet besimi i shqiptarëve më 25 prill.

Ajo që bie në sy është kandidimi i kryetares Monika Kryemadhi në 3 qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Fier, ku renditet e para. Ndërkohë, në listën e prezantuar dje, bie në sy edhe kandidimi i ish-këshilltarit të Presidentit Ilir Meta dhe ish-kreu i SHISH-it, Bahri Shaqiri. Shaqiri do të kandidojë i dyti në listën e qarkun të Durrësit.

Qarku i Beratit kryesohet nga kandidati Ardit Çela, ndërsa Durrësi drejtohet nga kandidatja Elona Guri.

Nga ana tjetër, Lefter Maliqi, i cili kaloi në listat e LSI-së renditet i shtati në qarkun e Beratit. Ndërsa ishkreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, do të jetë i katërti në listën e Durrësit. Në qarkun e Korçës i pari në Listën e LSI-së është konfirmuar Edrit Brahimllari, ndërsa në Vlorë kryesuesi i listës do jetë Luan Rama. Qarku më i rëndësishëm në Veri, Shkodra i është besuar biznesmenit Agron Çela. Me këtë listë të kandidatëve, LSI-ja tejkalon kuotën gjinore për përfaqësimin e gruas.

Qarku TIRANË
1.MONIKA KRYEMADHI
2.ERISA XHIXHO
3.PETRIT VASILI
4.KLAJDA GJOSHA
5.PËRPARIM SPAHIU
6.EDMOND HAXHINASTO
7.FLOIDA KËRPAÇI
8.NORA MALAJ
9.KLEVI POJANA
10.SILVA CAKA
11.BESNIK JAKAJ
12.ALDI FUSHA
13.ERIONA BIXHA
14.FAIK BASHA
15.BLERDI LIÇAJ
16.PETRIT BARA
17.VIRON BEZHANI
18.ESMERALDA DEMIRAJ
19.ARBEN MUÇAJ
20.SOKOL PONARI
21.ELONA DHIMA
22.ETION JOKA
23.LEMI MUÇAJ
24.MELISA CAHANI
25.VOJO BREGU
26.AGRON KARAJ
27.SARA KAU
28.ARDIAN HASALAMI
29.DENIS HIDRI
30.IVA ÇARÇIU
31.ERALD KAJA
32.KLODIAN DOKA
33.NIKOLETA PETI
34.ALERT ZHURDA
35.ARBEN RROKO
36.BRISIDA SHEHAJ
Qarku DURRËS
1.ELONA GURI
2.BAHRI SHAQIRI
3.ENON KARAPICI
4.SHEMSI PRENÇI
5.KONTJANA KUÇI
6.HYSNI CACA
7.BUJAR DHIMA
8.REXHINA LEKA
9.GAZMIR TAHIRI
10.RAMAZAN TOPUZI
11.BERINDA BULKU
12.ERALDO LUKU
13.DURIM HOÇJA
14.DANJELA TEMA
15.ARTUR BAKU
Qarku ELBASAN
1.MONIKA KRYEMADHI
2.ALTIN TOSKA
3.ERMIR GJINISHI
4.VLADIMIR MUKA
5.SOKOL SKURA
6.MIRANDA RIRA
7.MIMOZA TRIMI
8.KLAUDIA KRASNIKA
9.DYLBER DERVISHI
10.SINDI LALOSHI
11.ARTUR TOPI
12.FRANKO HAKILJA
13.SINDI QAFLESHI
14.SAIMIR KUMRIJA
15.EMIRJAN MEKSHI
Qarku FIER
1.MONIKA KRYEMADHI
2.KEJDI MEHMETAJ
3.KLAJDI BOGDANAJ
4.ARBEN ÇUKO
5.ALMA MALIA
6.ARDIAN ALUSHI
7.SARIOLA JANKO
8.JUARD MYFTARAJ
9.KRISTIAN KINA
10.LUISIDA MUHO
11.ETNOR KRAKULLI
12.RENATO BASHOLLI
13.BLERTA PROGONATI
14.EMILJANO BRAKA
15.MARINGLEN SHEHAJ
16.MIGENA IDRIZAJ
17.SOTIR ZARKA
18.BESMIR GROPA
Qarku KORÇË
1.ENDRIT BRAIMLLARI
2.GENTIAN ÇALA
3.BRUNILDA PASKALI
4.PETRIKA MELE
5.THANAS POÇI
6.ISMERALDA SEIDOLLI
7.AVNI SPAHOLLI
8.ERGIN CIKOPANA
9.SUELA DINELLARI
10.LEONS HASANI
11.MARJETA BIBA
12.PANDI JANI
Qarku SHKODËR
1.AGRON ÇELA
2.EDMOND NDOU
3.LINDITA REÇI
4.ILIR HYSENI
5.ERLINDA KAVAJA
6.MELISA BROJAJ
7.SOMELA RADOHINA
8.ELSIDITA SELAJ
9.ASHIM TAFILAKU
10.ELMIRA ZEFI
11.ELVIS METANI
12.JALLDYZ KASTRATI
Qarku VLORË
1.LUAN RAMA
2.GRISEJDA MYSLIMI
3.DHIMITRAQ LAPA
4.DINKENS BUSHAJ
5.FERDINANT ALIGJONI
6.LIRI DËMA
7.GJERGJI MANO
8.ENTELA SHKURTAJ
9.ANXHELA SHENAJ
10.JOANA RUÇI
11.EVERTON SHEHU
12.ILIR HYSI
Qarku BERAT
1.ARDIT ÇELA
2.BLENARD NONAJ
3.ESMERALDA QIRKO
4.PETRIT SINAJ
5.ILIR OBONI
6.AURELA KALIVAÇI
7.LEFTER MALIQI
8.ESMERALDA HOXHA
9.SHKËLQIM TAFA
Qarku DIBËR
1.HAJRI LAÇI
2.BLENDI GURRA
3.LULJETA SKURA
4.MERITA HOXHA
5.BORËBARDHA KACI
6.ALTIN KOLTRAKA
Qarku GJIROKASTËR
1.VANGJEL TAVO
2.MYRVETE ASQERI
3.ELTON ISMAILI
4.ALBERT MALAJ
5.ERALD ALIKA
6.FRESKIDA ÇAKO
Qarku KUKËS
1.ERBLIN BULICA
2.FIQIRETE ÇELAJ
3.ARBËR ARIFAJ
Qarku LEZHË
1.VIKTOR TUSHAJ
2.ERTILA NIKOLLI
3.PETRIT GJONI
4.DILA PRENGA
5.DED NDRECA
6.ADELAJDA GEGA
7.EDUARD BARDHOKU
8.ALGERTA SHABANI
9.EMILJANO GJONAJ
“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!