09.03.2021 - 10:14
Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria Rajonale Vlorë i ka dërguar një letër ASHK-së Sarandë, sektori i Kadastrës.
MSH bën me dije se në këtë sektor 6 nga 20 punonjës, pra rreth 30% kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Si pasojë, kërkohet që sektori të mbyllet pasi ambientet me zyra të vogla, por që punojnë nga 4-5 persona favorizojnë më shpejt përhapjen e Covid-19.
ASHK-së Sarandë i kërkohet që të marin masa për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit me të paktën 1 javë, duke nisur nga dita e nesërme.