09.03.2021 - 13:29
Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos tërhiqet nga zgjedhjet e 25-Prillit.
Mësohet se vendimi për tërheqjen nga zgjedhjet ka ardhur pas dështimit të negociatave me partitë e majta.
“Tërheqja ka ndodhur për shkak të dështimit të negociatave me faktorët poltitikë të së majtës”,- ka thënë Milo.
Kujtojmë se Paskal Milo ishte në negociata me Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, por nuk ka arritur që të sigurojë një marrëveshje me ta.
Ai ka thënë për Report Tv se angazhimi i tij në politikë do të vazhdojë.