MENU
klinika

"S’mbaj inate personale"

E la jashtë liste/ Rama shuan zërat për debatet me Bushatin

09.03.2021 - 14:37

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet se në mbledhjen e Kryesisë së PS-së ka pasur debate mes ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për moskandidimin e tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama tha se ai nuk ka pasur asnjë debat me Bushatin, po ashtu edhe me ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, që qëndron në fund të listës. Mes të tjerash Rama tha se ai e ka mbështetur Bushatin që ky i fundit të zgjidhej sekretar i OSBE-së, ndërsa shtoi se ai nuk mban inate personale.

“Ne kemi vënë të gjithë drejtuesit, të gjitha figurat që kanë marrë nga PS pafundësisht vlerësime, mbështetje, promovime, aty ku duhen në skuadër. Nuk është fronti i betejës, nuk është tek emrat para në listë, por tek objektivi. Atje shkon gjenerali dhe jo e gjithë trupa. Apo jo?! Pastaj meqë më pyete për Fatmir Xhafën, ai e ka pranuar sfidën për të kontribuar për skuadrën në një pozicion ku sigurisht duhet të bëjë një përpjeke për të thyer listën. Duke qenë aty kontributi i tij për skuadrën do të jetë i paçmueshëm. Nuk kemi ne një skuadër 1 deri tek 19 dhe më pas një enturazh, që shkon nga pas. Sot janë listat e hapura,. Që nga 1 deri te 36 kemi lojtarë që do të luajnë rolin në fund. Do të shihni në fund kutitë, do të marrin të gjithë vota. Secili ka një profil, Se nuk është se ‘ne luftonim për liri, e ti sjell ujë’. Vlerësime e tjera bëhen jashtë kësaj. Nëse një lojtar është i vrarë dhe nuk luan dot, se fut dot në fushë për atë çka ka bërë në të shkuarën. Për Dimtir Bushatin e thoni ju dhe e përsërisni se; ‘të ka kritikuar’. Ça lidhje ka kjo ?! Dikush thotë; “jo po se keni pasur konflikt për kufijtë e Kosovës!”. Unë mund t’ju them diçka që i rrëzon të gjitha këtu. Nëse do të kisha gjëra të tilla, nëse do të funksionojë kështu, se nuk kam funksionuar kështu se nuk mbaj inate. Por nëse në nivelin personal mund të ketë edhe hatërmbetje, kur ti drejton PS nuk mund të jesh njeriu që e ke mendjen se ça tha ky atje, apo ça dëgjova se kishte thënë atje. Ka trajnerë që zihet me një lojtar në fushë dhe nuk e fut?! Keni dëgjuar ju incidentet që ndodhin në skuadrat e mëdha, e keni parë se si një lojtar ka hedhur fanelën kur ka dalë nga fusha dhe trajneri e ka marrë dhe e ka futur në fushë. Kush i lidh këto me rolin tim, se di ça flet. Nëse do të ishit si unë, do ishit këtu ku jam unë. Po ju jap një shembull të thjeshtë, që të konkretizojmë diçka që ju se dini që ka ndodhu pas këtyre që ju thoni se unë kam larguar Ditmri Bushatin. Dimtir Bushati ka ardhur tek unë dhe më ka thënë; “dua të bëhem sekretar i OSBE, dua mbështetjen tënde”. Dhe unë i kam thënë; “Po, do kesh mbështetjen time”. Ai ishte një nga kandidatet, i kemi dhënë të gjithë mbështetjen, edhe pse në kushte jo fortë të lehta pasi duke qenë kryetar në detyrë i OSBE për 1 vit dhe në vitin kur duhej të zgjidhej 4-shja e sekretariat që ishte pa u zgjedhur. Disa vende kanë shprehur rezerva, në kushtet kur Shqipëria ka për 1 vit drejtimin e OSBE, ndaj kjo e bën kryetarin e OSBE të pabesueshme. Unë deri në fund e kam mbështetur Bushatin. Përtej debatit që mund të kem unë me të, pasi mund të jetë në nivel konceptual, një sektar i OSBE nga Shqipëria, shqiptar, do të ishte kryevepër. Kam mbështetur Ditmri Bushatin dhe Shqipërisë. Si mundet unë që të jem personi që; tha kështu, ashtu! E vërtet që Bushati ka qenë një ministër i mirë”, tha Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!