Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Layen është shprehur se prerë se nëse një kompani europiane vaksinash, si rasti i AstraZeneca-s, nuk do të lejohet të eksportojë vaksina nëse nuk përmbush së pari kërkesat e vendasve.
Në një konferencë, Von der Layen argumentoi se edhe ndalimi i eksportit me Australinë është bërë për faktin se AstraZeneca i ka dorëzuar Italisë më pak se 10% të kontratës për tremujorin e parë.
Më tej ajo shtoi se “ne nuk po shikojmë vendet, por kompanitë. AstraZeneca së pari duhet të tregojë një përmirësim ose rritje të dërgesave para se të mund të eksportojnë prodhimin e AstraZeneca nga Evropa.”
Përveç kësaj, Presidentja e Komisionit theksoi se “nivelet e vaksinimit në Evropë po rriten dhe se BE do të arrijë objektivin e vaksinimit të 70% të popullsisë së rritur deri në fund të verës”.