MENU
klinika

Deklarata e plotë

Intervista e bujshme/ Pallati Buckingham thyen heshtjen

10.03.2021 - 09:45

Pallati Buckingham ka thyer heshtjen ndaj deklaratave shokuese nga Duka dhe Dukesha e Sussex. Një deklaratë e pallatit në emër të Mbretëreshës tha se e gjithë familja është trishtuar kur mësoi plotësisht se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry-n dhe Meghan-in.

“Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Ndërsa disa kujtime mund të variojnë, ato merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë shumë të dashur të familjes.”

Në intervistën e tyre për CBS me Oprah Winfrey, Harry dhe Meghan pretenduan se një anëtar i familjes mbretërore (pa përmendur emër) kishte pyetur se çfarë ngjyre lëkure mund të kishte fëmija i tyre, Archie, para se ai të vinte në jetë. Meghan gjithashtu pretendoi se ajo kishte pasur mendime vetëvrasëse, por kërkesat e saj për ndihmë ndaj shëndetit të saj mendor ishin injoruar nga anëtarët e familjes mbretërore.