MENU
klinika

"Luljeta dhe Najada janë identitetet e betejave të vështira..."

Edi Rama prezanton ekipin e kandidatëve

10.03.2021 - 12:04

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ekipin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i qeverisë e nisi fjalën me Luljeta Bozon dhe Najada Çomos, të cilat i konsideroi si identitete të dy betejave të vështira.

“Dy vullnetaret e vijës së parë që janë identitete të dy betejave tona më të vështira. Pas dy goditjeve tona më të vështira që i kemi përballur dhe do ti përballojmë me sukses, rindërtimin dhe luftën me armikun e padukshëm. Janë mishërimi i dy kategorive më të prekura nga fortuna e kohës, pensionistët dhe bluzat e bardha.

Me mirënjohje për të dyja, dua që të gjitha ta shohin dhe të gjithë ta ndiejnë, përse këto dy mikesha janë me ne sot. Deputetja e gjysheve dhe gjyshërve, por edhe nipërve dhe mbesave që nuk votojnë sot. Për herë të parë në historinë e Kuvendit, pensionistët do përfaqësohen nga një prej më të mirave prej tyre. Për herë të parë ne Kuvend do të ulet një stërgjyshe, e cila nuk do të jetë në këtë rrugë vetëm për këto cilësi, por edhe për një cilësi tjetër që është cilësia e një njeriu që ka jetuar me profesionin e vet dhe ka shkëlqyer në profesionin e vet. Për të gjithë ne, përfshirë edhe mua, Luljeta Bozo është një frymëzim.

Ajo dëshmon se mosha e vërtetë është mosha e shpirtit dhe mendjes, të cilat Luljeta i ka të mbushura me rini dhe dashuria për atdheun nuk ka kufij moshe. Najada është deputetja e heronjve tanë. Është përfaqësuesja e tyre por edhe përfaqësuesja e denjë e një përpjekje ku humbën jetën disa kolege e kolegë të saj në këtë betejë të egër”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN