MENU
klinika

"Më në fund u kry"

Silva Bino: Është vaksinuar thuajse çdo punonjës shëndetësor

10.03.2021 - 12:45

Shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka deklaruar se dy muaj pasi ka filluar vaksinimi kundër Covid-19 janë vaksinuar të gjithë punonjësit e shëndetësisë.

Me anë të një postimi në rrjtete Bino thotë se më në fund “u kry”.

“1 vit pas hetimit shpi me shpi ne Tirane dhe fillimit te pandemise, 2 muaj pas fillimit te vaksinimit ndaj COVID-19 pasi eshte vaksinuar thuajse cdo  punonjesi shendetesor me ne fund u kry,” shkruan Bino.

Kujtojmë që pas punonjësve të shëndetësisë ata që do të vaksinohen janë të moshuarit, ndërsa me mbërritjen e vaksinës AstraZeneca të parët që do të vaksinohen janë mësuesit.