MENU
klinika

"Me kë fiton Shqipëria?! Me këta fiton?

Edi Rama krahason kandidatët e PS me të PD ‘live’, u nxjerr fotot

10.03.2021 - 12:49

Kryeministri Edi Rama është duke prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit. Rama është ndaluar një nga një te disa nga kandidatët kryesorë të PS dhe të PD, duke ironizuar kundërshtarët.

“Është për të qarë me oiii se ku u katandis pas 30 vitesh PD. Zef Hila i Shkodrës is Hilë Mosi. Ai që vaj me det dogji shkollën bashkë me kuti votimi dhe me fletë. Po kur thonë Shqipëria fiton. O Zot. Po si fiton. Më kë fiton? Ma thoni me kë fiton?

Më ishte përgjigjur qirje Vangjeli me disa fjalë që kam thënë për të. Atyre fjalëve nuk iu heq asnjë presje. Por ato fjalë janë thënë më shumë se 10 vite më parë. Kanë kaluar 10 vjet dhe janë po këta. Kanë klaluar 20 vjet dhe janë po këta”, tha Rama për Vangjel Dulen.

Më tej, kryeministri i mori një nga një kandidatët, nga Edi Paloka, Sali Berisha, Nard Ndoka, Agron Duka, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda, etj.

VIDEO e prezantimit të Ramës:

Pjesë nga fjala e Ramës:

Po berati më kë fiton? Këtë e njihni, është Ludovigu. Po Kavaja, me kë fiton Kavaja. Me njërin që ka bërë një rrugëtim pa i ndarë tubimet dhe nuk pranoi asnjë post për të shkuar në Harvard, dhe gridare, gridare, gridare ohoho.

Po Shkodra me kë fiton. Nuk meriton foto bardh e zi se është i vetmi me ngjyra në atë skuadër.

Ky është Elbasani. Me kë fiton Elbasani. Besoje shquani kush ëhstë.

Ky është Kukësi. Kjo është zgjedhja.

Ja dhe zgjedhja për Korçën. Me zonjën majtas apo me këtë lakuriqin e natës djathtas. Ky më ka hyrë dhe mua në kategorinë time këtu në plazh. Na turpëroi në këtë kategori.

Po Vlora. Ky është leskua. Foto e shkëputur nga një betejë në restorant. Mundje e lirë. Pasi ka mbaruar gjithë rakia e lumit të Vlorës. Dje kishte dhënë dorëheqjen, sot i kanë dalë avujt dhe do jetë në listë.

Sot, do japi prapë dorëheqjen.

Ky është ministri i Arsimit. Mark Mark Marku.

Është shumë e qartë se cfarë halli kemi ne. Urdhëro… Ky ëhstë propozimi që i bëhet demokratëve të Gjirokastër. Ata që kanë mbetur.

Kjo është Partia Demokratike. Zgjidhni e merrni.